Art&Argëtim

Ish-deputeti Geci mbron Don Xhon, i kthehet modeles ruse: Nuk merremi me gra

Ish- e dashura e reperit Don Xhon ka ofenduar reperin të cilin e ka quajtur qullash, por shoku i ngushtë i reperit ish-deputeti kosovar i ka kthyer një përgjigje epike modeles.

12 Korrik 2022, 18:23 Nga s.s
Ish-deputeti Geci mbron Don Xhon, i kthehet modeles ruse: Nuk merremi me gra
Don Xhon dhe modelja ruse

KOSOVË- Don Xhoni është një nga reperët më të përfolur dhe suksesshëm për momentin, ku këngët e tij i numërojnë miliona klikime.

Disa muaj më parë ai ka qenë në një marrëdhënie dashurie me një modele ruse, Ariana, e cila portretin e këngëtarit e bëri tatuazh. Por lidhja e tyre nuk zgjati shumë, dhe pas ndarjes, modelja ka postuar shumë dedikime të ndryshme për reperin pasi nga postimet e bëra mesa duket nuk janë ndarë me paqe.

Së fundmi, reperi është shfaqur në shoqërinë e politikanit kosovar, Gani Geci, teksa ish-deputeti ka postuar një foto me të dhe krahas në formë shakaje për historinë e dashurisë së artistit me modelen ruse ka shkruar: “Ky djali nga Drenica me emrin Don Xhon i vetmi deri më tani që e ka mundur Rusinë”.

Ish-deputeti Geci mbron Don Xhon, i kthehet modeles ruse: Nuk merremi me gra
Postimi i deputetit

Duket se kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak Ariana-s, e cila teksa ka ripostuar këtë lajm, krahas ka ofenduar rëndë ish-partnerin e saj duke i dalë në krah vendit të saj.

“Rusia nuk mposhtet, qullash”, shkruan ajo.

Ish-deputeti Geci mbron Don Xhon, i kthehet modeles ruse: Nuk merremi me gra
Postimi i modeles Ruse

 

don xhon modele ruse

Sondazh

Poll