Art&Argëtim

U ndanë pas 17 vitesh, kush është çifti "mbretëror" që ndryshoi stilin e Italisë, jeta e Tottit krah Blasit

Futbollisti i njohur i Romës së bashku me bashkëshorten e tij e cila është prezantuesja Italiane Ilary Blasi i kanë dhënë fund martesës së tyre pas 20 viteve.

12 Korrik 2022, 18:04 Nga s.s
U ndanë pas 17 vitesh, kush është çifti
Francesco Totti dhe Ilary Blasi

ITALI- Ndarja e çiftit të famshëm po bën bujë në të gjithë mediat Italiane dhe botërore. Prezantuesja televizive italiane Ilary Blasi njoftoi fundin e martesës së saj 17-vjeçare me legjendën e futbollit të Romës, Francesco Totti në një deklaratë të bërë në agjensinë e lajmeve në mbrëmjen e të hënës, raporton agjencia italiane e lajmeve ANSA. Ata ishin çifti që në Itali cilësoheshin si "mbretëror".

20 vite pasion, mode, gjeste dhe fjalë që mbeten në histori, duke nisur qe nga viti 2002 kur me bluzën "6 unica" Totti ia dedikonte golin e derbit, Ilary Blasi. Ata janë kopjuar gjithmonë nga njerëz të ndryshëm nëpër botë për veshjet e tyre të cilat janë shumëngjyrëshe, por ajo që i shtyn më shumë njerëzit për tu dukur si ata janë dashuria familjare dhe lojërat e tyre me fëmijët.

Tre vite më pas erdhi martesa në stilin unikal me 400 të ftuar. Italianët ndoqën nga ekrani ceremoninë ku Blasi kishte veshur një fustan Armani dhe në atë kohë ishte shtatzanë me fëmijën e parë të çiftit. Veshja e Tottit në stil mbretëror dhe flokët e gjatë u bënë një trend për shumë vite.

Për të celebruar në përjetësi dashurinë çifti vendosi të bënin tatuazh inicialet FI në krahun e Tottit dhe IF në dorën e bukuroshes. Totti ka të shkruar gjithashtu edhe "Stephany" që eshte emri i dytë i Blasit. Ky eshtë një tjetër trend i kopjuar nga shumë çifte në Itali. Christian, Channel dhe Isabel janë emrat e fëmijëve të çiftit që padyshim janë zgjedhur nga qindra-mijëra italianë gjatë 17 viteve të fundit. 

“Pas 20 vitesh bashkë dhe tre fëmijëve të mrekullueshëm, martesa ime me Françeskon ka përfunduar. Megjithatë, proçesi i ndarjes do të mbetet një çështje private dhe nuk do të bëj asnjë deklaratë të mëtejshme. I ftoj të gjithë të shmangin spekulimet dhe mbi të gjitha të respektojnë privatësinë e familjes sime”, citohet të ketë thënë Blasi. Totti apeloi gjithashtu për privatësi, veçanërisht në lidhje me fëmijët e tij, duke i thënë asgjencisë së lajmeve ANSA: “U përpoqa të kapërceja krizën e martesës sime, por sot e kuptoj që zgjedhja e ndarjes, edhe pse e dhimbshme, është e pashmangshme”.

Në shkurt, dyshja dolën në mediat sociale për të mohuar raportet e lajmeve italiane se martesa e tyre kishte përfunduar, me Blasi që shpërndau një video të familjes duke shijuar një vakt në një restorant në Romë. Totti, i cili luajti për AS Roma për 28 vjet, si dhe luajti 58 herë për Italinë, kritikoi "lajmet e rreme", duke kujtuar mediat se kur përfshihen fëmijët "ata duhet të respektohen". Çifti u martuan në një ceremoni të profilit të lartë në kishën e Romës të S. Maria dell'Ara Coeli në qershor 2005.

U ndanë pas 17 vitesh, kush është çifti

Francesco Totti dhe Ilary Blasi

ilary blasi francesco totti

Sondazh

Poll