Politike

Skandali me evazionin fiskal/ Manja: Diçka tjetër ia prish gjumin Metës, s’ka faj i shkreti

Për Presidentin Meta, Manja shkruan se atij ia prish gjumin diçka tjetër, por nuk ka preferuar të japë më tepër detaje.

12 Korrik 2022, 17:31 Nga F.M
Skandali me evazionin fiskal/ Manja: Diçka tjetër ia prish gjumin
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i është përgjigjur presidentit Ilir Meta, lidhur me akuzat për skandalin me evazionin fiskal. Në një postim në Facebook, Manja shkruan se emrat e personave që kanë ndërruar jetë dhe janë përdorur në këtë skandal, kanë dalë nga dosjet që janë dërguar në Prokurori nga vetë hetimi tatimor. Për Presidentin Meta, Manja shkruan se atij ia prish gjumin diçka tjetër, por nuk ka preferuar të japë më tepër detaje.

“Ulëritëse është që Ilir Meta vazhdon ndot dynjanë, ndërkohë që emrat e të vdekurve me të cilët ai luan për të ulëritur, janë nxjerrë nga dosjet e çuara në prokurori prej vitesh nga hetimi tatimor! Po diçka tjetër ia prish gjumin Ilir Metës, dhe nuk ka faj i shkreti,”- shprehet ai.

Paraditen e sotme, Presidenti Ilir Meta i bën thirrje Kuvendit që të reagojë dhe të ketë një qëndrim në lidhje me skandalin e evazionit fiskal prej 189 mln eurosh. Në një dalje për mediat, Meta përmend edhe rastin e zonjës, të cilët i është përdorur firma edhe vite pas vdekjes së saj, duke e cilësuar si skandal, ndërsa shtoi se tashmë askush nuk mban përgjegjësi. Po ashtu, theksoi se kishte dijeni që paratë shkonin për krimin. 

Si nisi skandali me evazionin fiskal?

Ishte kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ajo që denoncoi 24 kompani të cilat sipas saj kanë kryer miliona euro evazion fiskal përmes faturave fiktive. Kryemadhi tha se një prej kompanive që në librat e blerjes shihej se furnizohej me fruta, në librin e shitjes faturonte hekur e beton. Për të humbur gjurmët sipas Kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që s’kishin lidhje me to. Një prej tyre ishte edhe rasti i dy të moshuarve Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi.

ulsi manja ilir meta skandali me evazionin fiskal

Sondazh

Poll