Politike

Projektligji për pronat ushtarake, debate në komision, Çupi: Akt korruptiv, nuk i shërben të mirës publike

Deputetja demokrate Dhurata Çupi kërkoi informacione se si do mbrohen pronat e ushtrisë, pasi ndryshimi i këtij ligji e cenon këtë.

12 Korrik 2022, 16:07 Nga e.k
Projektligji për pronat ushtarake, debate në komision, Çupi:
Dhurata Çupi

TIRANË- Pronat e Ushtrisë nuk do të mbrohen më nga Policia Ushtarake, por vetëm nga strukturat që e administrojnë pronën ushtarake. Ky është një nga ndryshimet ligjore në projektligjin e hartuar nga Ministria e Mbrojtjes për “Policinë Ushtarake”, që përplasi mazhorancën dhe opozitën në Kuvend, pasi Partia Socialiste e cilëson një vendim të rëndësishëm ndërkohë opozita e cilëson si një akt korruptiv. Deputetja demokrate Dhurata Çupi kërkoi informacione se si do mbrohen pronat e ushtrisë, pasi ndryshimi i këtij ligji e cenon këtë. Ndwrkohw zv.ministrja e Mbrojtjes Dallwndyshe Bici u shpreh se ky projektligj ka hasur vështirësi në zbatimin e tij. Qëllimi i ndryshimeve ligjore është që e gjithë struktura të realizoj misionin në mbështetje të ligjit dhe e gjithë struktura të ketë një trajtim të barabartë.

REPLIKAT NË KOMISION:

Dallëndyshe Bici: “Ligji i miratuar në vitin 2015 ishte risi për strukturën e policisë ushtarake. Ishte hera e parë që u krijua një kuadër ligjor për policinë ushtarake. Por, ky projektligj ka hasur vështirësi në zbatimin e tij. Qëllimi i ndryshimeve ligjore është që e gjithë struktura të realizoj misionin në mbështetje të ligjit dhe e gjithë struktura të ketë një trajtim të barabartë”.

Denis Deliu: “Ka karakter Teknik, s’lidhet me programin e Këshilli i Ministrave. Lidhet me projekt aktet e Ministrisë së Mbrojtjes. Ky projektligj vjen në kuadër edhe të krijimit të institucioneve të reja të drejtësisë. Do të mundësojë rregullimin e marrëdhënieve ligjore mes policisë ushtarake dhe agjencive të tjera ligjzbatuese. Ka efekte financiare shtesë për Ministrinë. 135 milionë lekë, nga ky ndryshim 27 mln lekë nga buxheti i ministrisë së  mbrojtjes”.

Dhurata Çupi: “Siç është bërë tashmë e udhës edhe ky është ligj me interesa korruptive. Është një ligj që vetëm interes publik nuk ka. Është ligj i varfër në terminologji. Është ligj me 15 nene, që gjithë atë që e kam thënë, që ju në 15 nene, vetëm një nen ju intereson, pra neni 10. Të tjerat janë zbukurime. Ka theks të fortë korruptiv. Neni 10, shkronja A, ndryshon ‘mbron pronën shtetërore policia ushtarake’ në ‘mbështet pronën shtetërore’. Nuk duhet të kaloj në komisionin e ligjeve. Kush i mbron tanimë pronat ushtarake, nëse nuk e bën policia ushtarake? Në shkronjën k, pas fjalëve “në mbrojtje të personaliteve ushtarake”, dhe ato civile. Pse u dashka ministri të mbrohet me ligj të veçantë?”.

Ndryshimet ligjore në ligjin për Policinë Ushtarake kaluan me 12 vota pro dhe 4 kundër.  Ndryshimet parashikojnë rregullimin e marrëdhënieve ligjore Policisë Ushtarake dhe agjencive të tjera ligjzbatuese, si edhe trajnimin e kësaj strukture pranë forcave ushtarake të NATO-s

dhurata cupi

Sondazh

Poll