Politike

Mbyll punimet Komisioni i Ligjeve, miratohet rregullorja për plotësimin e vakancave në KLP

Në debat u përfshi dhe deputeti socialist Pandeli Majko i cili iu drejtua Bardhit duke i thënë se ai i shërben atij brezi që nuk e ka shërbyer ligjin e detyrimit ushtarak ndaj nuk e njeh mirë strukturën. 

12 Korrik 2022, 12:49 Nga e.k
Mbyll punimet Komisioni i Ligjeve, miratohet rregullorja për
Gazment Bardhi

TIRANË- Komisioni i Ligjeve është mbledhur sot për të diskutuar projektligjin për disa ndryshime në ligjin “Policinë Ushtarake”. Mazhoranca e cilësoi këtë ligj si shumë të rëndësishëm për të rregulluar marëdhëniet mes Policisë Ushtarake me institucionet e tjera. Sipas projektligjit, zonat ushtarake nuk do të mbrohen më nga policia ushtarake, por do të kenë vetëm mbikqyrje. Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes nuk do të mbrohet vetëm nga garda, por edhe nga policia ushtarake ndërkohë nga ana tjetër opozita e cilësoi si një akt korruptiv. 

Komisioni mbylli punimet duke votuar rregulloren përkatëse për nën-komisionet për përzgjedhjen e kandidatrëve për Këshillin e Lartë të Prokurorisë në këtë rast për plotësimin e një vakance.

gazment bardhi pandeli majko

Sondazh

Poll