Politike

VD- 'Si ju zë gjumi?'/ Ç'ndodhi në Kuvend, debati mes Shalsit e aktivistëve për Butrintin

Përfaqësuesit e Shoqërisë Civele nuk u lejuan të jenë pjesë e zhvillimit të mbledhjes dhe pse sipas tyre shkresen e protokolluar për të qenë pjesë e mbledhjes e kishin dorëzuar që ditën e djeshme.

12 Korrik 2022, 13:10 Nga e.k
VD- 'Si ju zë gjumi?'/ Ç'ndodhi në Kuvend,
Eduart Shalsi

TIRANË- Dosja.al ka siguruar videon e debatit me dyer të mbyllura të ndodhur në Komisionin e Ekonomisë mes deputetit Eduart Shalsi dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste me aktivistët e "Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit". Përfaqësuesit e Shoqërisë Civile nuk u lejuan të jenë pjesë e zhvillimit të mbledhjes dhe pse sipas tyre shkresen e protokolluar për të qenë pjesë e mbledhjes e kishin dorëzuar që ditën e djeshme. Në debatin e zhvilluar në zyrën e kryetarit të Komisionit Eduart Shalsi duket qartë tonet e lartë të zërit dhe të gjithë përfshihen në debat.

PJESË NGA DEBATI: 

AULON KALAJA: A keni reflektuar me këtë çështje apo jo

KLOTIKDA BUSHKA: Po fare mo fare

EDUART SHALSI: Jam munduar të ruaj gjithmonë etikën por me këtë personazh...

AULON KALAJA: Me cilin personazh?

EDUART SHALSI: Unë të solla ty këtu (i drejtohet Sazan Gurit)  për të ju thënë...

AULON KALAJA: Ju jeni kundër Butrintit

ALTIN GOXHAJ: Si ju zë gjumi natën, mua s'do më zinte për 1000 vjet me këtë që po i bëni Shqipërisë. Unë do kisha vdekur nga pagjumsia, si mor ju zë gjumi rehat.

Vijon debati mes gjithë anëtarëve dhe përfaqësuesve të Partisë Socialiste.

Komisioni i Ekonomisë u mblodh sot për të diskutuar projekligjin e kthyer në Kuvend nga Presidenti për dhënien me koncension të Parkut të Butrintit. Pasi nuk u lejuan të jenë pjesë e mbledhjes përfaqësia e Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit që përbëhej nga:
1- Apollon Baçe- Anëtar i Alademisë së Shkencave, arkeolog.
2- Aulon Kalaja- Gazetar dhe aktivist.
3- Sazan Guri- Ekspert mjedisi dhe avokat.
4- Altin Goxhaj- Avokat dhe aktivist.
5- Andi Tepelena- Aktivist.
6- Redon Meksi- Avokat dhe aktivist.
7- Ardit Zeneli- Gazetar dhe aktivst.
8- Kristina Kurti- Avokate, vijuan protestën jashtë Kuvendit ku dhanë dhe prononcimet për mediat.

aulon kalaja eduart shalsi sazan guri

Sondazh

Poll