Politike

Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin për Butrintin! Presidenti: Cenohet Kushtetuta

Meta i kujtoi dhe njwherw shumicws parlamentare se nëse do të zgjedhë të rrëzojë politikisht Dekretin e Presidentit dhe të vijojë me hyrjen në fuqi të ligjit, kjo nuk do t’i shërbente aspak interesave të larta të vendit dhe kombit shqiptar, por do të përkeqësonte çdo marrëdhënie të organeve të shtetit me shoqërinë civile, ekspertët, dhe qytetarët në tërësi

12 Korrik 2022, 13:37 Nga k.m

Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin për Butrintin! Presidenti:

TIRANË- Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë, Kuvendi rrëzoi dekretin e tij për kthimin për rishqyrtim të ligjit për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit. Menjëherë ka ardhur reagimi i Presidentit Meta i cili shprehet se Parku Kombëtar i Butrintit dhe vlerat historike të tij duhen mbrojtur dhe ka ftuar deputetët që të lexojnë me shumë vëmendje të gjitha arsyet ligjore të prezantuara nga jëshilltari i tij ligjor Bledar Dërvishaj.

Sipas Metes projektligji aktuala cënon:

– cenon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës;

– cenon parimet dhe vlerat universale që mbrohen që në preambulën e Kushtetutës, duke cenuar kësisoj drejtpërdrejtë interesin publik shqiptar;

– cenon Konventën e Parisit dhe nuk është në harmoni me parimet e mbrojtura nga UNESCO;

– bie ndesh me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese;

– praktika e ndjekur nga ekzekutivi dhe Kuvendi i Shqipërisë, rezulton se nuk ka realizuar dhe nuk ka siguruar mendimin e ekspertizës së pavarur vendase që ka njohuri të thelluara mbi Parkun Kombëtar të Butrintit, nënzonave dhe siteve arkeologjike të tij;

– procedura e ndjekur nuk ka garantuar një proces të gjerë e të thelluar të konsultimit me publikun, duke sjellë kështu një produkt jo cilësor dhe një debat publik mbi këtë çështje;

– shmang auditimin përmes institucioneve të pavarura kushtetuese të veprimtarisë ekonomike-financiare lidhur me të ardhurat që do të krijohen dhe mënyrën e përdorimit të tyre;

– për shkak të mungesës së konsultimit gjithëpërfshirës, ky ligj është produkt i një procesi që ka shkelur Rezolutën e datës 19 maj 2022, të miratuar nga Parlamentit Europian.

Meta i kujtoi dhe njwherw shumicws parlamentare se nëse do të zgjedhë të rrëzojë politikisht Dekretin e Presidentit dhe të vijojë me hyrjen në fuqi të ligjit, kjo nuk do t’i shërbente aspak interesave të larta të vendit dhe kombit shqiptar, por do të përkeqësonte çdo marrëdhënie të organeve të shtetit me shoqërinë civile, ekspertët, dhe qytetarët në tërësi

ilir meta

Sondazh

Poll