Politike

Rezulton pronare në kompani, e moshuara që mbledh kanoçe në kosha shkon vetë në SPAK

Merita Hajdari rezulton në të vërtetë të jetë tepër e varfër pasi pasuria e vetme që ka është një thes i grisur me të cilin grumbullon kanoçe dhe mbetje të tjera të riciklueshme në koshat e mbeturinave të rrugëve të Tiranës.

12 Korrik 2022, 14:14 Nga k.m.
Rezulton pronare në kompani, e moshuara që mbledh kanoçe
Merita Hajdari

TIRANË- Ditën e sotme ka shkuar me këmbët e veta në dyert e SPAK-ut, Merita Hajdari, pasi rezulton se asaj i kanë falsifikuar firmën dhe të dhënat personale për t’i përdorur në skemën e evazionit fiskal. Teksa emri i saj del si përfituese e kompanive prej disa miliona eurosh, Merita Hajdari rezulton në të vërtetë të jetë tepër e varfër pasi pasuria e vetme që ka është një thes i grisur me të cilin grumbullon kanoçe dhe mbetje të tjera të riciklueshme në koshat e mbeturinave të rrugëve të Tiranës.

E moshuara në fjalë është paraqitur para dyerve të Prokurorisë së Posaçme së bashku me djemtë e saj, pasi ka dëgjuar emrin t’i lakohet në media. Ajo ka thënë se merret me mbledhje kanaçesh në rrugë e kosha mbetjesh dhe nuk ka lidhje me ato çfarë përmbajnë dokumentet që e bëjnë pronare kompanish. Madje ka shkuar në SPAK, e veshur me përparësen e punës.

Si nisi skandali me evazionin fiskal?

Ishte kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ajo që denoncoi 24 kompani të cilat sipas saj kanë kryer miliona euro evazion fiskal përmes faturave fiktive. Kryemadhi tha se një prej kompanive që në librat e blerjes shihej se furnizohej me fruta, në librin e shitjes faturonte hekur e beton. Për të humbur gjurmët sipas Kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që s’kishin lidhje me to. Një prej tyre ishte edhe rasti i dy të moshuarve Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi.

merita hajdari skandali me evazionin fiskal

Sondazh

Poll