Politike

PS hedh poshtë dekretin e Metës për “Butrintin”, Zhupa: Nuk keni këllqe t’i dilni kundër Ramës!

Ina Zhupa theksoi se deputetët e maxhorancës nuk kanë këllqe që t’i dalin kundër Edi Ramës në vendimmarrjen e tij personale.

12 Korrik 2022, 13:13 Nga k.m.
PS hedh poshtë dekretin e Metës për “Butrintin”,
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa është shprehur se parku kombëtar i Butrintit po jep në kundërshtim me ligjin dhe konventat ndërkombëtare. Në fjalën e tij, Zhupa theksoi se deputetët e maxhorancës nuk kanë këllqe që t’i dalin kundër Edi Ramës në vendimmarrjen e tij personale.

"Ishte e pritshme që do të vazhdonit në paligjshmëri duke rrëzuar dekretin e Presidentit. Ju duhet të kishit reflektuar për ta pranuar dekretin, jo për t’i dhënë të drejtë Ilir Metës, por për të mos shkel Kushtetutën, të mos shkelni Konventën e Parisit dhe të zgjidhnin mënyrën më të mirë për të administruar një pasuri kombëtare siç është Butrinti. Ju nuk keni me sa duket këllqe t’i dilni kundër Edi Ramës në vendimmarrjen e tij personale. Me sa duket interesi publik është dorë e dytë përpara interesit partiak. Nuk ka në asnjë fjalë në Konventën e Parisit që thotë se fondacionet mund të menaxhojnë, apo të marrin në administrim koncesionar pasuritë kulturore,"-tha Zhupa.

ina zhupa ligji per butrintin

Sondazh

Poll