Politike

Parku Kombëtar i Butrintit, këshilltari i Presidentit: Këshilli i Ministrave ka kapërcyer kufijtë

Sipas tij, Meta ka kthyer ligjin pasi roli i Kuvendit nuk është marrë parasysh, e po ashtu Këshilli i Ministrave ka kapërcyer kufijtë e dhëna nga ligji.

12 Korrik 2022, 12:21 Nga k.m.
Parku Kombëtar i Butrintit, këshilltari i Presidentit: Këshilli i
Bledar Dervishaj

TIRANË- Komisioni i Ekonomisë po shqyrton kthimin e ligjit për çështjen e Butrintit. Në sallë ishte përfaqësuesi i presidentit të republikës Ilir Meta, Bledar Dervishaj tha se ka munguar konsultimi i gjerë publik dhe se ligji bie ndesh me Konventën e Parisit. Sipas tij, Meta ka kthyer ligjin pasi roli i Kuvendit nuk është marrë parasysh, e po ashtu Këshilli i Ministrave ka kapërcyer kufijtë e dhëna nga ligji.

“Ky ligj bie ndesh me Konventën e Parisit. Ministria e Kulturës ka theksuar se modeli i administrimit të kësaj trashëgimie erdhi si nevojë për gjetjen e mënyrave të reja të administrimit, pasi sistemi aktual nuk ishte fleksibël. Rezulton se me një pranim të tillë duket sikur arsyeja e kësaj forme bëhet nga shteti dhe sërish deklaron paaftësinë e tij. Kjo mënyrë deklarimi nuk përkon me realitetin. Shteti shqiptar ka mundësinë për të garantuar vlerat kulturore të Butrintit… Në asnjë mënyrë autoriteti rregullator dhe kapaciteti buxhetor i një shteti nuk mund të deklarojë se nuk garanton dot rregullimin. Është  e papranueshme që për një pasuri të tillë, nuk garantohet roli diktues dhe kontrollues. Kuvendi kishte për detyrë t’i parashtronte Këshillit të Ministrave shumë pyetje…,”- tha ndër të tjera Dervishaj.

 

bledar dervishaj komisioni i ekonomise

Sondazh

Poll