Bota

Petkoviçit i ndalohet hyrja në Kosovë: Kurti shkel të gjitha marrëveshjet

Petkoviç ishte nisur për në Kosovë që të merrte pjesë në një përurim të një sheshi në një fshat të Gjilanit, megjithatë është kthyer mbrapsht në kufi.

12 Korrik 2022, 13:40 Nga d.a.
Petkoviçit i ndalohet hyrja në Kosovë: Kurti shkel të
Petar Petkoviç

KOSOVË- Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka deklaruar se nuk është lejuar të hyjë në territorin e Republikë së Kosovës.

Petkoviç ishte nisur për në Kosovë që të merrte pjesë në një përurim të një sheshi në një fshat të Gjilanit, megjithatë është kthyer mbrapsht në kufi.

Petkoviçit i ndalohet hyrja në Kosovë: Kurti shkel të
sheshi ne Gjilan

Rikonstruksioni i këtij sheshi ishte financuar pikërisht nga zyra e Petkoviçit dhe në inagurimin e saj morën pjesë një numër i madh qytetarësh serb si dhe kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq.

 

petar petkoviç goran rakiq

Sondazh

Poll