Bota

Këshilli Evropian akordon 1 miliardë euro hua për Ukrainën, pjesë e paketës së miratuar në maj

Pagesa është pjesë e një pakete të re të jashtëzakonshme të ndihmës makrofinanciare prej 9 miliardë eurosh që Komisioni Evropian ka përgatitur që nga mesi i majit. 

12 Korrik 2022, 12:16 Nga d.a.
Këshilli Evropian akordon 1 miliardë euro hua për Ukrainën,
BE-Ukraine

BRUKSEL- Ministrat e financave të Bashkimit Evropian ranë dakord t'i japin Ukrainës një hua prej 1 miliard euro për të financuar nevojat urgjente. Pagesa është pjesë e një pakete të re të jashtëzakonshme të ndihmës makrofinanciare prej 9 miliardë eurosh që Komisioni Evropian ka përgatitur që nga mesi i majit. 

“Vazhdimi i ndihmës materiale dhe financiare nuk është një opsion, por detyra jonë. Prandaj, jam shumë i kënaqur që kemi ndjekur me shpejtësi vendimin për të ofruar 1 miliardë euro ndihmë makro-financiare. Kjo do t'i japë Ukrainës fondet e nevojshme për të mbuluar nevojat urgjente dhe për të siguruar funksionimin e infrastrukturës kritike."- u shpreh Ministër i Financave i Çekisë, Zbynek Stanjura.

BE vendosi të shtyjë një pjesë të propozimit të plotë si një plan mbështetës pasi paketa më e madhe është ende e bllokuar. 

zbynek stanjura be i miliarde euro ukraines

Sondazh

Poll