Bota

Shefi i EULEX-it: Kosova po e dëshmon se e ka vendin në BE

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wiegemark, ka thënë se ndihet krenar me stafin për solidaritetin me Ukrainën dhe se ky donacion është vetëm një pjesë e ndihmës.

12 Korrik 2022, 13:09 Nga d.a.
Shefi i EULEX-it: Kosova po e dëshmon se e ka vendin në BE
Lars-Gunnar Wiegemark

KOSOVË- Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) sot ka nisur 10 automjete me ndihma humanitar për në Ukrainë.

Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wiegemark, ka thënë se ndihet krenar me stafin për solidaritetin me Ukrainën dhe se ky donacion është vetëm një pjesë e ndihmës.

Secila prej automjeteve është e mbushur me ndihma humanitare, që janë mbledhur e paguar nga stafi ndërkombëtar e lokal që punojnë në EULEX Kosova. Unë jam krenar për stafin dhe iniciativën e tyre për të bërë një praktikë solidariteti me Ukrainën.. Ky donacion është vetëm një pjesë e jona  për vëllezërit e motrat në Ukrainë”, ka thënë Wiegemark.

Ai tha se shqiptarët e Kosovës e kuptojnë shumë mirë gjendjen nëpër të cilën është duke kaluar Ukraina, pasi edhe vetë ishin ballafaquar me agresion, duke shtuar se me veprimet që Kosova i ka ndërmarr ndaj Ukrainës, është duke e dëshmuar se e ka vendin në BE.

Normalisht që kosovarët e kuptojnë mjaft mirë se çka është të bëhesh refugjat dhe të ballafaqohesh me agresionin. Solidariteti i Kosovës përball Ukrainës është i dukshëm në shumë mënyra, si gazetarët në programin e qëndrimit në Kosovë, dhe Kosova ka harmonizuar me të gjitha qëndrimet e politikës së sigurisë së përbashkët të Bashkimit Evropian janë që edhe Kosova të marrë pjesë në të ardhmen në misione dhe përmes këtyre veprimeve Kosova po e dëshmon se ku e ka vendin”, shtoi ai.

lars-gunnar wiegemark misioni eulex

Sondazh

Poll