Bota

Çekia shpreh mbështetjen për një fillim të shpejtë të negociatave pas miratimit të propozimit francez nga RMV-ja

Osmani e siguroi homologun e tij se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është interesi kryesor shtetëror dhe prioritet primar i politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut.

12 Korrik 2022, 12:45 Nga d.a.
Çekia shpreh mbështetjen për një fillim të
Foto Ilustruese

ÇEKI- Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun çek, Jan Lipavski, ku ky i fundit i ka shprehur mbështetjen e plotë për përparimin e negociatave.

Osmani e siguroi homologun e tij se anëtarësimi në Bashkimin Evropian është interesi kryesor shtetëror dhe prioritet primar i politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut.

Ata shkëmbyen mendime për nevojën e një realizimi të shpejtë dhe dinamik të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor për të garantuar stabilitet, qëndrueshmëri dhe zhvillim të rajonit të Ballkanit Perëndimor në kontekstin aktual të pasigurt gjeopolitik.

Në këtë drejtim, ministri Lipavski theksoi gatishmërinë për organizimin e shpejtë të Konferencës së parë Ndërqeveritare, pasi Maqedonia e Veriut të miratojë propozimin evropian, gjegjësisht të ashtuquajturin “propozimin francez”.

Dy bashkëbiseduesit përsëritën aspektet kyçe të propozimit të kompromisit, i cili e çon vendin më afër Bashkimit Evropian, duke marrë parasysh interesat nacionale maqedonase në drejtim të formulimit të pastër të gjuhës maqedonase; mungesa e çështjeve historike në kuadrin e negociatave dhe fillimi i menjëhershëm i negociatave të anëtarësimit. (INA)

bujar osmani propozimi francez jan lipavski

Sondazh

Poll