Bota

Putin udhëton jashtë Rusisë për herë të dytë, do të takohet me Erdogan në Iran

Takimi i presidentëve të Rusisë dhe Turqisë do të zhvillohet të martën e ardhshme, njoftoi Kremlini. Ky do të jetë udhëtimi i dytë i Putinit jashtë vendit që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt. 

12 Korrik 2022, 12:53 Nga d.a.
Putin udhëton jashtë Rusisë për herë të dytë,
Putin dhe Erdogan

TURQI- Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai turk Rexhep Taip Erdogan do të udhëtojnë në Teheran javën e ardhshme, ku do të zhvillojnë edhe një takim trepalësh me presidentin iranian Ebrahim Raisi.

Takimi i presidentëve të Rusisë dhe Turqisë do të zhvillohet të martën e ardhshme, njoftoi Kremlini. Ky do të jetë udhëtimi i dytë i Putinit jashtë vendit që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt. 

Atij i parapriu një udhëtim në Azinë Qendrore në fund të qershorit. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov njoftoi se Putin do të marrë pjesë në seancën trepalëshe të të ashtuquajturave bisedime të Astanës për Sirinë. Siç është sqaruar, gjatë vizitës presidenti rus do të ketë një takim të veçantë me Erdoganin.

vladimir putin rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll