Bota

Jill Biden në qendër të kritikave, krahasoi hispanikët me “tacos”

Shoqata Kombëtare e Gazetarëve Hispanikë i bëri thirrje Jill Biden të marrë kohë për të kuptuar më mirë latinët. San Antonio është  një nga qytetet më të mëdha latine në Shtetet e Bashkuara, me një popullsi prej afro 1.5 milion njerëz që është 65% hispanikë ose latino, sipas të dhënave të Regjistrimit të SHBA-së.

12 Korrik 2022, 12:22 Nga e.k
Jill Biden në qendër të kritikave, krahasoi hispanikët me
Jill Biden

SHBA- Zonja e Parë e SHBA-së Jill Biden është vënë në qendër të akuzave pasi në përpjekje për të komplimentuar latinët u ‘ngatërroi dhe më keq’ pasi krahasoi hispanikët me “tacos”. Duke folur në San Antonio në konferencën vjetore të UnidosUS, i njohur më parë si Këshilli Kombëtar i La Raza-s, Biden u përpoq të lavdëronte Raul Yzaguirre, i cili udhëhoqi organizatën e të drejtave civile dhe avokimit për 30 vjet.

"Rauli ndihmoi në ndërtimin e kësaj organizate me të kuptuarit se diversiteti i këtij komuniteti, aq i dallueshëm sa bodegat e Bronksit, aq i bukur sa lulet e Majamit dhe po aq unik sa tacot e mëngjesit këtu në San Antonio, kjo është forca juaj." tha Biden.

Në qytetin e Nju Jorkut, njerëzit i duan dyqanet e komoditetit të njohura si bodega, të cilat shpesh drejtohen nga tregtarë dominikanë ose porto-rikanë. Biden e shqiptoi gabim fjalën si "bogedas".

Majami ka qenë prej kohësh një destinacion për latinët që migrojnë në Shtetet e Bashkuara. San Antonio është gjithashtu një nga qytetet më të mëdha latine në Shtetet e Bashkuara, me një popullsi prej afro 1.5 milion banorë të përbërë nga 65% hispanikë.

Shoqata Kombëtare e Gazetarëve Hispanikë i bëri thirrje Jill Biden të marrë kohë për të kuptuar më mirë latinët. San Antonio është  një nga qytetet më të mëdha latine në Shtetet e Bashkuara, me një popullsi prej afro 1.5 milion njerëz që është 65% hispanikë ose latino, sipas të dhënave të Regjistrimit të SHBA-së.

Shoqata Kombëtare e Gazetarëve Hispanikë nuk ishte e impresionuar, duke thënë se Biden dhe shkrimtarët e fjalimit të saj duhet të “kuptojnë më mirë kompleksitetin e popullit tonë”, shkruajnë mediat e huaja.

“Ne nuk jemi taco. Trashëgimia jonë si Latino është formuar nga një shumëllojshmëri diasporash, kulturash dhe traditash ushqimore dhe nuk duhet të reduktohet në një stereotip”, tha shoqata në një deklaratë.

“Nuk është çudi që hispanikët po largohen nga Partia Demokratike!”, shkroi në Tëitter Përfaqësuesi amerikan Andy Biggs, një republikan nga Arizona.

jill biden

Sondazh

Poll