Politike

Butrinti/ Shalsi s'pranon protestuesit, Spaho: Komisionet janë të hapura për publikun. Kryetari: Erdhën për provokime

Teksa sqaronte pse nuk pranoi të tjerë në sallë, socialisti tha se problem kishte dy emra, por nuk përmendi se për kë bëhej fjalë.

12 Korrik 2022, 11:04 Nga k.m.
Butrinti/ Shalsi s'pranon protestuesit, Spaho: Komisionet janë të
Edmond Spaho

TIRANË- Nis komisioni i Ekonomisë dhe Financave, ku po shqyrtohet dekreti i Metës për kthimin e ligjit të Butrintit. Në fillim të takimit, deputeti Edmond Spaho kërkoi që të futeshin brenda në sallë një grup anëtarësh të shoqërisë civile, të cilët protestonin jashtë Kuvendit. Madje patën dhe një përplasje me Shalsin në korridor. Teksa sqaronte pse nuk pranoi të tjerë në sallë, socialisti tha se problem kishte dy emra, por nuk përmendi se për kë bëhej fjalë.

PJESË NGA BISEDA:

Eduart Shalsi: Ajo që më ka bërë përshtypje si rralllë herë në takimet që kemi patur është që nuk donin që takimet të bëheshin publike për shkak të komenteve mbi çështjen e Butrintit. I kemi ende të freskëta rastet e disa arkeologove që janë pyetur nëse Butrinti është grek, që i konsideruan budallallik. I prita në zyrë ata që protestuan për të shpjeguar opinionet e tyre, të cilat tashmë janë të bëra publike, përvecse më erdhi keq që i dhashë mundësinë vetëm dy prej tyre. Është një çështje opinionet e të cilave janë ballaqafuar deri më tani, dimë pro-të dhe kundrat, kemi takuar cilindo që kishtte një merak për të thënë apo një merak për të dëgjuar.

Edmond Spaho: Nisur nga debati i zhvilluar në korridor si dhe duke patur parasysh që mbledhjet e komisionit janë të hapura për publikun, ai grup duhej të merrte pjesë në komision, në një kohë që çështja ka ngjallur debat gjithandej, ne edhe mund t'i dëgjonim për këtë çështje kur kemi dëgjuar edhe grupe studentore edhe fondacione.

Eduart Shalsi: Erdhën për provokime, të përdornin një gjuhë që nuk është e denjë. ishin në zyrë te unë. I dëgjova çfarë kërkese kishin, opinionet e tyre janë të shkruara, nëse tipa si puna e tyre nuk i bën nder as nga mënyra sesi komunikojnë as sesi sillen.

 

edmond spaho

Sondazh

Poll