Politike

Butrinti/ Sherr tek "Ekonomia", Zhupa debat me Shalsin, ndërhyn Braçe, i gjuan tavolinës: Boll moj tani!

Ndërsa ishte Erion Braçe dhe Blerina Gjylameti, ata që kërkuan qetësi në sallë, duke u munduar që të shuanin gjakrat.

12 Korrik 2022, 10:56 Nga k.m.
Butrinti/ Sherr tek "Ekonomia", Zhupa debat me Shalsin, ndërhyn
Eduart Shalsi dhe Komisioni i Ekonomise

TIRANË- Sherr në Komisionin e Ekonomisë mes deputetëve socialistë dhe demokratë. Në mbledhjen e sotme, Shalsi ironizoi Ina Zhupën, duke sjellë ndërhyrjen e kësaj të fundit. Ndërsa ishte Erion Braçe dhe Blerina Gjylameti, ata që kërkuan qetësi në sallë, duke u munduar që të shuanin gjakrat.

DEBATI NË SALLË:

Eduard Shalsi: Më vjen keq por jam i detyruar që të përsërsis rregulloren e Kuvendit. Ka deputetë të rinj dhe duhen kohë që të familjarizohen me procedurat. Kemi 9 nene që do të sugjeroja ti lexonit.
Ina Zhupa: I kam lexuar unë.
Erion Braçe: Lëre se nuk shkon kjo tani. Prit moj të mbarojë ai. Boll tani. Boll tani!
Ina Zhupa: Ai të bëjë sqarime, por jo të mësojë mua
Erion Braçe: Eha mirë tani.
Blerina Gjylameti: Po nuk mund të na ndalosh ne të tjerëve të dëgjojmë. Ai merr fjalën, stopon, e kundërshtoje. Nuk shkon kjo se duket sikur është personale.
Eduard Shalsi: Zonja Gjylameti, nëse do ishte në gjendje të bënte diçka se e kuptonte, do e bënte, por ajo nuk e kupton. Të lutëm shumë, ka një mikrofon, një buton, merret fjala. Kjo është edukata.
Ina Zhupa: Mos na jepni leksion
Eduard Shalsi:Sot, Kuvendi e ka miratuar ligjin dhe prandaj po shqyrton projektligjin e Metës.

erion brace komisioni i ekonomise

Sondazh

Poll