Politike

Protesta e avokatëve, Manja: I qëndrojmë deri në fund propozimit për hartën gjyqësore

Ulsi Manja u shpreh se të gjithë diskutimet mbi hartën janë lënë në një ditë të caktuar dhe se përgjigjet do të jepen nesër në Komisionin e Ligjeve.

12 Korrik 2022, 10:01 Nga d.a.
Protesta e avokatëve, Manja: I qëndrojmë deri në fund
Ulsi Manja

TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka folur rreth hartës së re gjyqësore, të propozuar nga Kshilli I Lart i Gjyqsorit, duke u shprehur se do i qndrojn deri n fund propozimeve t bra. N fjaln e tij, n nj deklarat nga takimi q bri sor pr projektligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, Manja tha se nuk do të ketë kthim n vendimin e marr dhe shtoi se gjitha diskutimet mbi hartën janë lënë në një ditë të caktuar dhe se përgjigjet do të jepen nesër në Komisionin e Ligjeve.

“Të gjitha diskutimet mbi hartën kemi lënë një ditë të dedikuar, do të kemi përgjigjet e duhura nesër në Komisionin e Ligjeve. Nesër do të shkojmë në respekt të Komisionit të Ligjeve, pas seancës dëgjimore nesër në Komisionin e ligjeve dhe miratimin nga Ministria e Financave, harta do të shkojë në qeveri për miratim,”- tha Manja.

Harta e re Gjyqësore ka shkaktuar kaos në sistemin e drejtësisë në vend. Bojkoti i nisur që më 13 qershor nuk ka ndaluar.  Kreu i Avokatëve Penalistëve, Sajmir Vishaj kërkoi që ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja të bëhet negociator mes Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe avokatëve. Ndrkoh q kta t fundit kanë vendosur për bojkotin e seancave për masat e sigurisë deri më 27 korrik.

Pas datës 17 korrik, DHKA pritet të marrë një tjetër vendim në lidhje me bojkotin në lidhje me masat e sigurisë, në varësi edhe të përgjigjes nga qeveria. Harta e re gjyqësore parashikon në total 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe shkrirjen e gjykatave të apelit në një të vetme. Edhe pse avokatt kan vendosur bojkot, e po ashtu i kan krkuar qeveris q t mos e miratoj skemn, duket se nuk do t merret parasysh.

 

ulsi manja harta e re gjyqesore

Sondazh

Poll