Politike

Përfundon 'Rally Albania', Rama: Kënaqësi të kesh 330 garues nga e gjithë bota

Në një postim në Facebook Rama u shpreh se është kënaqësi që 330 garues nga 26 shtete të botës përshkuan mbi 1900 kilometra në vijën spektakolare Durrës-Dragobi-Pogradec-Berat-Tiranë.

12 Korrik 2022, 08:29 Nga d.a.
Përfundon 'Rally Albania', Rama: Kënaqësi të kesh
Rrally Albania

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke përgëzuar pjesmarrësit nga e gjithë bota në edicionin e 18-të të garave të Rally Albania.

Në një postim në Facebook Rama u shpreh se është kënaqësi që 330 garues nga 26 shtete të botës përshkuan mbi 1900 kilometra në vijën spektakolare Durrës-Dragobi-Pogradec-Berat-Tiranë.

"MIRËMËNGJES dhe me këta 330 garues nga 26 shtete, të cilët përshkuan mbi 1900 kilometra në vijën spektakolare DURRËS - DRAGOBI - POGRADEC - BERAT - TIRANË, duke i dhënë jetë aventurës me numrin më të madh të pjesëmarrësve në historinë e "Rally Albania", ju uroj një ditë të mbarë"-shkroi Rama.

edi rama rally albania 2022

Sondazh

Poll