Politike

Skandali me evazionin fiskal, Meta: Krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë

Ndërsa për të marrë pensionin u kërkohet pensionistëve që të paraqiten fizikisht për të provuar se janë gjallë, miliona euro të taksapaguesve tanë grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej 5 vitesh.

12 Korrik 2022, 09:49 Nga e.k
Skandali me evazionin fiskal, Meta: Krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reagur në lidhje me skandalin me evazionin fiskal ku rezultoi se dhe pse Gjyste Sermi kishte ndërruar jetë firma e saj rezultonte të paktën në 5 dokumente për të plotësuar pranë drejtorisë së Tatimeve dokumentacionin e evazionit të kompanisë Elvi 03.

Presidenti Meta shprehet se krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë.

“Krimi dhe kapja e shtetit ka kapërcyer çdo imagjinatë. Ndërsa për të marrë pensionin u kërkohet pensionistëve që të paraqiten fizikisht për të provuar se janë gjallë, miliona euro të taksapaguesve tanë grabiten nga mafia e inceneratorëve me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga kjo botë prej 5 vitesh. Vetëm lufta e hapur kundër kapjes së shtetit dhe korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë. Koha nuk pret më”, shkruan Meta.

Ishte kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ajo që denoncoi 24 kompani të cilat sipas saj kanë kryer miliona euro evazion fiskal përmes faturave fiktive. Kryemadhi tha se një prej kompanive që në librat e blerjes shihej se furnizohej me fruta, në librin e shitjes faturonte hekur e beton. Për të humbur gjurmët sipas Kryemadhit këto kompani shiteshin tek persona që s’kishin lidhje me to. Një prej tyre ishte edhe rasti i dy të moshuarve Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi.

ilir meta

Sondazh

Poll