Politike

Komisioni i Ekonomisë diskuton dekretin e Metes për 'Butrintin', Shoqëria Civile protestë jashtë Kuvendit: Nuk na lejuan brenda

Shoqëria Civile paralajmëroi një ditë më parë se do të ishte pjesë e këtij Komisioni në emër të "Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit" për të dhënë mendimin dhe kundërshtitë e tyre pasi ata e cilësojnë atë projeklligj si shitje të sovranitetit të vendit. 

12 Korrik 2022, 10:40 Nga e.k
Komisioni i Ekonomisë diskuton dekretin e Metes për
Sazan Guri

TIRANË-Komisioni i Ekonomisë dhe Financave është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar në lidhje me dekretin e Presidentit Meta për 'Butrintin". Meta e rikthei ligjin në Kuvend pasi sipas tij Butrinti nuk mund t’i kalojë një organizmi shoqëror si OJF, pasi nuk lejohet në kuadër të Konventës së Trashëgimisë Botërore të Parisit ndërkohë bëri thirrje dhe për ngritjen e një Komisioni hetimor për këtë çështje. 

Shoqëria Civile paralajmëroi një ditë më parë se do të ishte pjesë e këtij Komisioni në emër të "Aleancës për Mbrojtjen e Butrintit" për të dhënë mendimin dhe kundërshtitë e tyre pasi ata e cilësojnë atë projeklligj si shitje të sovranitetit të vendit. 

Duke folur jashtë Kuvendit gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja u shpreh se shkresa që ata të jenë pjesë e mbledhjes është dorëzuar që ditën e djeshme në Kuvend por sërish u lanë jashtë, Kalaja akuzoi dhe drejtuesin e Komisionit deputetin Eduart Shalsi pasi sipas tij ai ka kaluar në fyerje personale dhe kërcënime, ndërsa për profesorin Sazan Guri jo vetëm Butrinti por e gjithë Shqipëria është dhënë në ankand. Ndërkohë aktivisti Andi Tepelena u shpreh se kjo që po ndodh me Butrintin është shitje e sovranitetit kulturor.

DEKLARATAT JASHTË KUVENDIT:

Aulon Kalaja: "Po bëhen kot këto dëgjesa dhe komisione. Brenda janë ato që e kanë shitur dhe e kanë blerë Butrintin, ne që duam ta mbrojmë na lënë jashtë. Shalsi kaloi në fyerje personale dhe kërcënime. Neve nuk na lejojnë për të dhënë mendimin tonë ndërkohë shkresa është protokolluar në Kuvend dhe emri jonë është aty. Shalsit i ka mbetur mendja tek plehrat se atëherë e kishte caktruar Rama".

Sazan Guri: Ne nuk do jemi në Komision për të dhënë mendimin tonë. Jo vetëm Butrinti por e gjithjë Shqipëriua është vënë në ankand. I them kryeministrit se je I këshilluar nga këshilltarë të këqinj që duan të të bëjnë gropën.

Andi Tepelena: "Kjo që po ndodh këtu është një proçes farsë, këta bëjnë sikur po dëgjojnë shoqërinë civile. Kanë krijuar një ligj të posaçëm për menaxhimin siç ndodhi dhe me Teatrin Kombëtar. Po dorëzohet sovraniti kulturor dhe kjo është shumë e rëndë. Ky ligj ka mungesë transparence pasi nuk janë pyetur erkspertët. Janë bërë pseudo dëgjesa. Butrinti duhet ti ngelet shqiptarëve dhe kushtetutës”.

Qeveria miratoi një marrëveshje me Fondacionin Shqiptaro- Amerikan të Zhvillimit për menaxhimin e Parkut Kombëtar të Butrintit në 10 vitet e ardhshme, sipas një plani, që parashikon mbrojtjen e Parkut dhe financimin nga AADF 5 milionë dollarë për këtë qëllim. Marrëveshja synon zhvillimin e Parkut të Butrintit, dhe kthimin e tij në një pikë të rëndësishme turistike. Do të shtohen shërbimet për vizitorët, mes të cilave është ngritja e një qendër pritjeje për vizitorët. Po në janar të këtij viti qeveria shqiptare mori një tjetër vendim duke reduktuar sipërfaqen e zonës së mbrojtur të Parkut Kombëtar të Butrintit nga 9.424,2 hektar në 8.622,2 hektar. Pra, një sipërfaqe prej rreth 800 hektar nga Manastiri, Gjiri i Hartës dhe deri në kufirin jugor tek Gjiri i Pemës së Thatë, nuk përfshihet më në statusin e zonës së mbrojtur, duke i hapur rrugën investimeve turistike, por që ka shkatuar shumë debate në Kuvend.

tirane parku kombetar i butrintit

Sondazh

Poll