Politike

Butriniti/ Ina Zhupa: Pse po nxitojmë për dekretin e Metës? Hidhni online dëgjesat që keni bërë...

Ina Zhupa tha se edhe ajo kishte propozuar ndryshime në ligjin e kulturës, ndaj kërkoi që të shqyrtoheshin njësoj.

12 Korrik 2022, 10:51 Nga k.m.
Butriniti/ Ina Zhupa: Pse po nxitojmë për dekretin e Metës?
Ina Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka ngritur disa pyetje në Komisionin e Ligjeve, sot ku edhepo diskutohet çështja e Butrintit. Në fjalën e saj gjatë Komisionit, Zhupa tha se edhe ajo kishte propozuar ndryshime në ligjin e kulturës, ndaj kërkoi që të shqyrtoheshin njësoj.

"Si mundet që dëgjesat t'i bëni vetëm ju, ata duhet të ishin aty, duhet që t'i dëgjonim ne...E vë re si mangësi të procesit të Kuvendit, sjellja juaj ishte e papërshtatshme për interesin publik. Më vjen keq që nuk është ministrja, ka hequr dorë nga kompetencat e saj. Pyetja që kam, thatë që janë bërë 24 dëgjesa, raportet nuk janë publike, i hidhni dot online, që t'i shohim dhe ne. Se mund ta quani edhe këtë të sotmen një dëgjesë. Nëse i keni bërë, hidhini online procesverbalet e tyre. Shqyrtimi i dekretit të presidentit, bëhet sot nga Komisioni i Ekonomisë si përgjegjës, unë kam depozituar një projektligj që është edhe baza ligjore e këtij ligji. Ndoshta do të ishte e udhës që të shiheshin të dyja nismat ligjore. Nuk e kuptoj dot shpejtësinë dhe dëshirën për t'i ndarë këto nisma kur bashkërendohen me njëra-tjetrën,"-tha në fjalën e saj, Ina Zhupa.

ina zhupa

Sondazh

Poll