Bota

Vrasja e Marigona Osmanit, flet babai: Krivaqa mu duk njeri i urtë, e ëma mu duk e dyshimtë

Osmani shprehet se Marigona ka qenë një vajzë e qetë, e urtë dhe e sjellshme. Sipas tij, Marigona kishte pasion artin dhe aktrimin.

12 Korrik 2022, 09:23 Nga e.k
Vrasja e Marigona Osmanit, flet babai: Krivaqa mu duk njeri i urtë, e
Muhabi Osmani

KOSOVË- Muhabi Osmani, babai i Marigona Osmani të vrarë në Gusht të vitit të shkuar nga bashëjetuesi i saj Dardan Krivaqa dhe kushëriri i tij Arbër Sejdiu ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen dhe ka treguar më shumë poër marëdhien që kishte me të bijën.

Duke folur në një intervistë në RTV Dukagjini në Kosovë, Osmani shprehet se Marigona ka qenë një vajzë e qetë, e urtë dhe e sjellshme. Sipas tij, Marigona kishte pasion artin dhe aktrimin.

“Ajo ka qenë vajza ime e parë, intelegjente dhe e dashur për familje por na ndodhi siç na ndodhi. Ajo është rritur në kushte të mira sepse kemi një biznes familjar, ka qenë e urtë, nuk ka sjellë probleme, ka qenë nxënëse e shkëlqyeshme. Kishte shoqe në lagje, shkollë, ka qenë më së shumti në familje një vajzë e cila ka dëgjuar, nuk na ka kundërshtuar, ka qenë vajzë e qetë, e urtë, e sjellshme”, tha ai.

Takimin e parë me Krivaqën, Osmani thotë se e ka zhvilluar në Shqipëri, atje ku Dardani e Marigona ishin larguar. Gjatë këtij takimi, Osmanit, Krivaqa i ishte dukur i urtë dhe i sjellshëm, por, nuk doli të ishte kështu.

“Ai kishte një sjellje të qetë, i urtë, komunikonte mirë, nuk na linte të dyshojmë diçka, u duk njeri i mirë”, tha Osmani.

Por, këtë mendim nuk e kishte krijuar për nënën e Krivaqës. Osmani, ka theksuar se takimi me nënën e Krivaqës, i ishte dukur i çuditshëm. Kjo për faktin se ajo kishte treguar histori të mëparshme të Dardanit, kanosjes së tij me policinë, gjë për të cilën ashtu si për një mori veprash të tjera nuk ishte dënuar. E ëma e Krivaqës, i kishte thënë Osmanit që kishte lidhje të forta në Kosovë. Lidhjet e forta i kishte edhe në Shqipëri, thotë Osmani.

“Ajo filloi të na tregonte se punonte me sigurime, e kam profesion këtë punë, kam lidhje të forta në Shqipëri e në Kosovë, mu duk pak si e çuditshme, kam lidhjet e mia tha, dhe aty fillova të dyshoja. Më tha kam qejf t’ia sigurojë një jetë këtyre, ne veç e dëgjonim njëherë, u vërjet se edhe ajo ishte me një biografi kriminale. Ajo kishte pasur lidhje edhe në Kosovë edhe në Shqipëri. Kam dyshime të mëdha se ka mundur të ketë edhe në polici por edhe në gjykatë në Kosovë sepse nuk mundet të nënkuptohet 135 vepra penale dhe të lirohet. Te kanosja e policit kemi dëgjuar më vonë qe e ka kanosur një polic”, shtoi Osmani.

Në anën tjetër, ai ka treguar se gjatë takimit të tij me Marigonën, e kishte pyetur në rast se ka ndonjë problem dhe ajo i kishte thënë se nuk kishte.

“Ajo shumë ka qenë në pamje e dobët, ne nuk e dinim, e kam marrë Marigonën jam ulur pranë dhe e kam pyetur si qëndron puna, më tha me këtë kam vendosur. E pyeta a ke probleme, më ka thënë jo. Kam biseduar edhe atë djalë, më thoshte kemi vendosur ta krijojmë një jetë”, shtoi ai.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, të martën e 28 qershorit ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të cilët gjenden në paraburgim nga muaji gusht 2021, lidhur me rastin e vrasjes së Marigona Osmanit.

muhabi osmani marigona osmani arrestohet dardan krivaqa

Sondazh

Poll