Bota

E droguan dhe më pas e rrëmbyen, 15-vjeçarja detyrohet të konvertohet në fenë islame dhe të martohet me musliman

Kur familja e Meerabit shkoi për të fjetur, Gulnaz i dha Meerabit një gotë ujë të përzier me drogë dhe pilula gjumi. Kur vajzës së krishterë e zuri gjumi, ajo thirri gjysmëvëllain e saj Muhamed Asif dhe e morën me vete.

12 Korrik 2022, 08:43 Nga e.k
E droguan dhe më pas e rrëmbyen, 15-vjeçarja detyrohet të
Vajza e rrëmbyer

PAKISTAN- Një ngjarje rëndë është shënuar në Pakistan pasi një vajzë 15-vjeçare e krishterë është rrëmbyer dhe është detyruar të konvertohet në fenë islame dhe më pas të martohet.

"Rrëmbyer nga shtëpia e saj në Faisalabad, vajzë e krishterë e detyruar të martohej," tha Shafique Khokhar, Asia News , 6 korrik 2022:

Kjo ngjarje ka bërë një bujë të madhë dhe ka pasur reagime të shumta në rrjet.

"Një vajzë e krishterë 15-vjeçare, Meerab Palous, u rrëmbye, u detyrua të konvertohej në Islam dhe të martohej me një të njohur musliman është shembulli i fundit i një fatkeqësie që prek pakicat në Pakistan", shkuan Faisalabad (AsiaNews) 

Sipas mediave të huaja, 15-vjeçarja kishte ftuar në shtëpinë e saj një shoqe muslmane për të qëndruar me të, kur familja e Meerabit shkoi për të fjetur, Gulnaz i dha Meerabit një gotë ujë të përzier me drogë dhe pilula gjumi. Kur 15-vjeçaren e zuri gjumi, ajo thirri vëllain e saj Muhamed Asif dhe e morën me vete.

meerab palou pakistan

Sondazh

Poll