Bota

I zhdukur prej katër ditësh, vijojnë ende kërkimet për turistin e zhdukur në Halkidiki

Në operacio0nin e kërkimit janë përfshirë 3 mjete kundruese të rojës bregdetare si dhe shumë vullnetarë ndërsa gjatë ditës pritet që dhe një helikopter të vijojë kërkimet nga ajri.

12 Korrik 2022, 08:14 Nga e.k
I zhdukur prej katër ditësh, vijojnë ende kërkimet për
Policia greke duke patrulluar ujërat në kërkim të 28-vjeçarit të humbur

GREQI- Vijojnë ende kërkimet për turistin 28-vjeçar nga Maqedonia e Veriut të zhdukur që prej pasditës të së shtunes kur dhe u përfshi nga rrymat e forta detare, në plazhin e Mytit, në Poseidi të Halkidikit.

Mediat greke shkruajnë se në operacionin e kërkimit janë përfshirë 3 mjete kundruese të rojës bregdetare si dhe shumë vullnetarë ndërsa gjatë ditës pritet që dhe një helikopter të vijojë kërkimet nga ajri.

Kushtet në zonën e kërkimit janë më të favorshme sot në krahasim me 24 orët e mëparshme pasi intensiteti i erërave të forta ka rënë.

 

greqi

Sondazh

Poll