Bota

Mbërrijnë në Ukrainë tetë anijet e para për të marrë grurë pas muajsh bllokadë

Anijet e huaja do të ngarkohen në porte e më pas do të shoqërohen nga marina ukrainase për një transport sa më të sigurt.

12 Korrik 2022, 08:26 Nga e.k
Mbërrijnë në Ukrainë tetë anijet e para për
Anije e ngarkuar me grurë

UKRAINË- Tetë anije të huaja kanë mbërritur së fundmi në portet e Ukrainës për të nisur eksportin e produkteve bujqësore dhe grurit në veçanti, të bllokuara prej disa javësh për shkak të luftimeve të ashpra në jug të vendit raportojnë mediat e huaja. Anijet e huaja do të ngarkohen në porte e më pas do të shoqërohen nga marina ukrainase për një transport sa më të sigurt.

“Me kërkesë të Ministrisë së Infrastrukturës, njësitë detare të Forcave të Armatosura do të garantojnë transportin e produkteve bujqësore me anije civile përmes hyrjes Bystre të kanalit Danub-Deti i Zi”, shkruhet në njoftimin e marinës.

Përdorimi i kanalit u bë i mundur vetëm pasi ushtria ukrainase largoi trupa ruse nga Ishulli i Gjarpërinjve.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll