Bota

Greqia "zgjohet" nga lëkundjet, tërmeti 3,8 ballë është ndjerë në Korinth mëngjesin e sotëm

Sipas matjeve të Institutit Gjeodinamik thellësia fokale e lëkundjes vlerësohet të jetë 86.6 km dhe nuk është ndjerë shumë në zonat e banuara.

12 Korrik 2022, 08:53 Nga d.a.
Greqia "zgjohet" nga lëkundjet, tërmeti 3,8 ballë
termet

GREQI- Një tërmet me magnitudë 3.8 i shkallës Rihter ka ndodhur herët në mëngjesin e së martës, në orën 05:23, në Korinth të Greqisë.

Sipas matjeve të Institutit Gjeodinamik thellësia fokale e lëkundjes vlerësohet të jetë 86.6 km dhe nuk është ndjerë shumë në zonat e banuara.

Greqia "zgjohet" nga lëkundjet, tërmeti 3,8 ballë
Termet ne Greqi

Ndërkohë sipas të dhënave paraprake epiqendra ishte 3 km në perëndim-veriperëndim të Loutraki. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

termet ne greqi

Sondazh

Poll