Bota

Vdekja e 32-vjeçares, arrestohet bashkëshorti, telefonoi policinë 2 ditë pas ngjarjes

Lajmi u konfirmua. nga avokati, Salvatore La Rosa. Avokati penal theksoi se “autopsia ende nuk është rregulluar” dhe se “nga ekzaminimi i autopsisë mund të dalin rezultate që mund të rrëzojnë tezën e akuzës”.

12 Korrik 2022, 09:01 Nga e.k
Vdekja e 32-vjeçares, arrestohet bashkëshorti, telefonoi
Debora dhe bashkëshorti i saj

ITALI- Burri i 32-vjeçares Debora Pagano, i gjetur i vdekur në Macchia di Giarre, në provincën e Catania-s, brenda shtëpisë ku jetonte çifti u arrestua me akuzën e vrasjes shkruajnë mediat italiane. Ka qenë bashkëshorti i saj, Leonardo Fresta, 40 vjeç, i cili ka dhënë alarmin për karabinierët, burri me precedentë të rëndë penalë edhe për mafien, kishte qëndruar dy ditë për të vëzhguar trupin e gruas përpara se të lajmëronte 112.

Lajmi u konfirmua. nga avokati, Salvatore La Rosa. Avokati penal theksoi se “autopsia ende nuk është rregulluar” dhe se “nga ekzaminimi i autopsisë mund të dalin rezultate që mund të rrëzojnë tezën e akuzës”.

“Klienti im e gjeti gruan e tij të vdekur në shtëpi të premten në mbrëmje, por ai telefonoi vetëm dje në 911.Ai ishte i shokuar për dy ditë pa mundur të kuptonte se çfarë kishte ndodhur dhe as ai nuk mund të shpjegonte pse. Me sa dimë, shtoi avokati, nuk ka pasur asnjë problem dhe asnjë konflikt. mes dy bashkëshortëve, të cilët jetonin në një marrëdhënie paqësore”, tha avokati

Avokati konfirmoi se vajza e çiftit nuk ndodhej në shtëpi pasi me gjyshërit e saj në Letojanni.

itali debora pagano

Sondazh

Poll