Bota

Çifti shqiptar bie pre e grabitjes në Milano, afrikano-veriorët u hedhin spraj me piper në fytyrë

Grabitësit që dyshohet të kenë qenë afrikano-verior kanë tentuar ti vidhnin çantës 46-vjeçares me origjinë shqiptare, bashkëshorti i saj hyri për të ndihmuar të shoqën dhe në këtë moment një nga grabitësit e sulmoi duke i hedhur në fytyrë një spraj me piper por që fatmirësisht nuk ‘qëlloi’ në shenjë pasi spraj nuk e preku në sy.

12 Korrik 2022, 08:09 Nga e.k
Çifti shqiptar bie pre e grabitjes në Milano, afrikano-veriorët
Foto ilustruese

MILANO- Një çift shqiptar që jetonin në Gjermani dhe kishin mbërritur në Milano kanë rënë pre një grabitjeje jo shumë larg stacionit Qendror ku dhe zbriten. Grabitësit që dyshohet të kenë qenë afrikano-verior kanë tentuar ti vidhnin çantës 46-vjeçares me origjinë shqiptare, bashkëshorti i saj hyri për të ndihmuar të shoqën dhe në këtë moment një nga grabitësit e sulmoi duke i hedhur në fytyrë një spraj me piper por që fatmirësisht nuk ‘qëlloi’ në shenjë pasi spraj nuk e preku në sy.

Por grabitësit nuk dolën pa gjë pasi vodhën orën e 51-vjeçarit gjatë momentit kur dhe po konfliktoheshin.

Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

itali milano

Sondazh

Poll