Aktualitet

"Kujdes nga pickimi i mushkonjave", mjeku Tritan Kalo: Transmetojnë sëmundje

Me anë të një postimi në Facebook Kalo theksoi se nga pivkimet e mushkonjave mund të transmetohet disa sëmundje të ndryshme infektive dhe njëkohësisht ngriti shqetësimin se edhe pse jemi vonë për dezinfektimin ai duhet bërë.

12 Korrik 2022, 08:44 Nga d.a.
"Kujdes nga pickimi i mushkonjave", mjeku Tritan Kalo:
Dritan Kalo

TIRANË- Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, ka ngritur shqetësimin dhe ka rikujtuar qytetarët që të kenë kujdes ndaj pickimit të mushkonjave.

Me anë të një postimi në Facebook Kalo theksoi se nga pickimet e mushkonjave mund të transmetohet disa sëmundje të ndryshme infektive dhe njëkohësisht ngriti shqetësimin se edhe pse jemi vonë për dezinfektimin ai duhet bërë.

Kalo theksoi se përderisa këto sëmundje po raportohen nga vendet fqinje si Greqia dhe Italia edhe Shqipëria duhet të jetë e përgatitur për to.

Postimi i plotë:

12.07.2022….Mirmëngjes e ditë sa më të mbarë miq, të afërm, dashamirës dhe bashkëkombas….Një RIKUJTESË dobiprurëse për Shëndetin Publik….DITËN, mbrëmjen dhe natën, ka javë që na e “shqetsojnë” disa miq të padëshirueshëm dhe sëmundjepërhapëse sikundër janë mushkonjat, gjinitë Anopheles eato Tigër të të cilave tashmë janë të mirëinstaluara në hapsirat tons….Përpos irritimeve lokale të cilat edhe mundet të mbiinfektohen e të qelbëzohen, ato përhapin infeksione të sistemit nervor qëndror, tsutsugamushin apo ethen me dhimbje poliartralgjike, malarien, etj.…Përderisa sëmundje të tilla i raportojnë fqinjët tanë jugorë, Grekët dhe ata veriorë të përtej Adriatikut, Italianët, NE nuk jemi të përjashtuar prej tyre….Për ilustrim po ndaj me ju disa foto personale të bëra gjatë ditës së djeshme në QSUNT….Jemi vonë për të filluar DEZINSEKTIMIN, por së paku më mirë vonë se kurrë…. Together forever!!!

mjeku tritan kalo pickimi i mushkonjave

Sondazh

Poll