Aktualitet

S'i lanë të hynin në lokal, 4 shqiptarë sulmojnë me kaçavida dy bashkëatdhetarët e tyre në Itali

4 shqiptarë kanë zbritur nga një makinë dhe kanë sulmuar dy bashkëatdhetarët e tyre me kaçavida duke shkaktuar disa lëndime dhe plagosur rëndë njërin prej tyre.

12 Korrik 2022, 07:42 Nga d.a.
S'i lanë të hynin në lokal, 4 shqiptarë sulmojnë
Policia italiane

ITALI- Një sherr masi ka ndodhur pasditen e djeshme ku gjashtë shqiptarë janë zënë me njëri-tjetrin në një lokal në rrugën Jori nv Certosa të Italisë.

Sipas mediave vendase, 4 shqiptarë kanë zbritur nga një makinë dhe kanë sulmuar dy bashkëatdhetarët e tyre me kaçavida duke shkaktuar disa lëndime dhe plagosur rëndë njërin prej tyre. E gjithë ngjarja thuhet se ka ndodhur pasi këtyre të fundit i ishte ndaluar hyrja në një lokal nate dhe e gjitha erdhi në shenjë hakmarrje.

Përleshja ka përfunduar me mbërritjen e policisë dhe një të plagosur me kod të kuq, i cili është nisur me urgjencë në spitalin e Villa Scassi. 

policia italiane sherr mes shqiptareve ne itali

Sondazh

Poll