Aktualitet

“Më kërcënuan”, 63-vjeçari shqiptar kapet me 'shtëpi bari' në Angli: Jam i sëmurë me diabet

Oficerët, kanë hyrë në banesën e Bajram Kolecit më 11 shkurt të këtij viti duke e gjetur atë brenda në bashkë me një person tjetër.

11 Korrik 2022, 22:36 Nga I.A
“Më kërcënuan”, 63-vjeçari shqiptar kapet me
Bajram Koleci

ANGLI- Një shqiptar është arrestuar dhe dënuar me 2 vite e 8 muaj burg në Angli pasi u kap në 'shtëpi bari'. Walesonline shkruan se vlera e shtëpisë së barit ku u kap shqiptari ishte pothuajse me vlerë 200,000 £. Oficerët, kanë hyrë në banesën e Bajram Kolecit më 11 shkurt të këtij viti duke e gjetur atë brenda në bashkë me një person tjetër.

Ata zbuluan gjithsej 686 bimë, nga të cilat një ekspert vlerësoi 457 prej tyre, ndërsa pjesa tjetër ishin në gjendje të keqe. Vlera e tyre ishte midis 48,000 dhe 197,000 £. Gjithashtu u gjetën dy telefona celularë me të dhëna që i atribuohen Kolecit, i cili kishte qenë në kontakt me një burrë për ta udhëzuar për listën e pajisjeve të nevojshme për prodhimin e drogës së klasit B. Gjithashtu u gjetën dëshmi se matësi i energjisë elektrike ishte anashkaluar.

Për arrestimin e tij, Koleci u tha oficerëve: Jam detyruar. Jam trafikuar në Britaninë e Madhe dhe kam pasur borxh.

Ai shtoi se kishte qenë në Port Talbot për gjashtë muaj dhe kishte tentuar të largohej, por u kërcënua me armë dhe u fut me forcë në shtëpi bari. 63-vjeçari, pa vendbanim të caktuar, u paraqit në Gjykatën Swansea Crown për dënimin pasi pranoi se prodhonte kanabis.

Avokati i tij, Stephen Thomas tha: Ai është një emigrant i paligjshëm në këtë vend. Ai erdhi në Britani për të gjetur punë dhe për t'u përpjekur për të përmirësuar jetën e tij. Ai ka një vajzë dhe grua në Shqipëri që varen prej tij dhe nuk punojnë. Ai e ka pasur shumë të vështirë të gjejë punë ndërtimi në Shqipëri prandaj ka udhëtuar në këtë vend. I pandehuri më thotë se është i sëmurë dhe diabetik dhe ka rrahje zemre të çrregullt, i pandehuri ka punuar për ata më lart për një shpërblim të vogël. Atij i vjen shumë keq për sjelljen e tij dhe e pranon atë që bëri ishte e gabuar dhe i vjen keq që u përfshi në këtë sipërmarrje.

bajram koleci

Sondazh

Poll