Aktualitet

Altin Prenga thirrje fermerëve: Mbështetuni te grumbulluesit për prodhimet tuaja, të taksohen më pak

Me anë të një postimi në Facebook, Prenga shkruan se përveç këtyre, prodhimet nuk i shpëndanë dot në të gjithë vendin askush tjetër.

11 Korrik 2022, 22:51 Nga I.A
Altin Prenga thirrje fermerëve: Mbështetuni te grumbulluesit për
Altin Prenga

TIRANË- Kuzhinieri si dhe pronari i agroturizmit 'Mrizi i Zanave' Altin Prenga u ka bërë thirrje fermerëve që të mbështeten te grumbulluesit dhe te eksportuesit e fruta-perimeve. Me anë të një postimi në Facebook, Prenga shkruan se përveç këtyre, prodhimet nuk i shpëndanë dot në të gjithë vendin askush tjetër. Po ashtu ai tha se qeveria duhet t'i taksojë më pak grumbulluesit dhe t'i ndihmojë, në mënyrë që të mos rriten çmimet e fruta-perimeve.

Postimi i Plotë:

Të dashur fermerë, prodhimin tuaj nuk e dërgon tek ajo nëna në kat të 3 apo tek ajo zonja që prek 10 kg domate me dorë para se të blejë 3 kokrra, apo tek ai tjetri në Itali, Romani apo në atë të harushës..
Pra nuk i dërgojnë me biçikletë, avjon apo me mushkë ato 3 kokrra domate as politikani, as gazetari, as nëpunësi i shtetit! Ka vetëm një mënyrë që të shkojnë në duart e asaj zonjës dhe kjo është nëpërmjet grumbulluesit, përpunuesit, tregtarët, eksportuesit. Ata që duan tju venë kundra ktyre njerëzve duke mbjellë përçarje dhe urrejtje thjesht po tallin bilbilushin me juve duke përdorur teknikën e Kulakut. Ku për inat të Kulakut ishim më të lumtur të gjithë pa pronë, të gjithë të varfër, të gjithë pa bukë. Po tjua donin të mirën do i taksonin më pak dhe do i ndihmonin më shumë, sepse me të drejtë si çdo sipërmarrje dhe kta duan të fitojnë. Të kesh përfitim në biznes nuk është turp as marre!!

altin prenga

Sondazh

Poll