Aktualitet

HARTA LIVE! Vendi ynë do të mbizotërohet nga kthjellimet, termometri do të arrijë 33°C, moti sot

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë orëve të para të ditës duke u luhatur në vlerat nga 13 °C në 33 °C.

12 Korrik 2022, 07:12 Nga d.a.
HARTA LIVE! Vendi ynë do të mbizotërohet nga kthjellimet,
Moti

TIRANË- Gjatë orëve të para të ditës deri në mesditë vendi ynë do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe do të ketë disa kalime të pakta vranësirash. Në pjesën e dytë të ditës do të shfaqen vranësira të lehta në pothuajse të gjithë territorin e e vendit ku më të theksuara do të jenë në pjesën lindore. Pjesa bregdetare e vendit do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve përgjatë 24 orëve.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë orëve të para të ditës duke u luhatur në vlerat nga 13 °C në 33 °C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det ku do të arrijë në shpejtiësi deri në 50km/h nga drejtimi very-veriperëndim ku më e pranishme do të jetë në detin Jon duke krijuar dallgëzim 3-4 ballë.

moti sot moti 12 korrik 2022

Sondazh

Poll