Aktualitet

Parakalimi i gabuar shkakton aksident në Milot, dy të plagosur

Të dy personat e plagosur janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës.

11 Korrik 2022, 21:54 Nga F.M
Parakalimi i gabuar shkakton aksident në Milot, dy të plagosur
Aksident

KURBIN - Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasijë e një aksidenti të ndodhur në Kurbin, në zonën e Fushë Milotit. Një parakalim i gabuar është bërë shkak që dy mjete të përplasen me njëra-tjetrën.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona që ndodheshin brenda një prej mjeteve. Të dy personat e plagosur janë dërguar në spitalin rajonal të Lezhës. Ata mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

aksident ne kurbin fushe milot

Sondazh

Poll