Aktualitet

VIDEO/ FoxNews për protestat në Tiranë: Mijëra qytetarë në shesh, duan rrëzimin e qeverisë

Me anë të një kronike, Fox News ka theksuar se protesta në vendin tonë ka ardhur për shkak të rritjes së çmimeve dhe krizës që ka kapluar vendin.

11 Korrik 2022, 21:26 Nga I.A
VIDEO/ FoxNews për protestat në Tiranë: Mijëra qytetarë
Pamje nga protesta

SHBA- Media amerikane Fox News ka krahasuar protestën e 7 korrikut në Shqipëri me protestat në Sri Lanka si dhe në Holandë. Me anë të një kronike, Fox News ka theksuar se protesta në vendin tonë ka ardhur për shkak të rritjes së çmimeve dhe krizës që ka kapluar vendin. 

Po ashtu në kronikë thuhet se mijëra qytetarë në Tiranë dolën në shesh në mënyrë paqësore. Gjithashttu në kronikë përmendet se inflacioni në vend ka dalë jashtë kontrollit.

‘Protestat kanë përfshirë edhe Europën, pikërisht në Shqipëri ku mijëra qytetarë në mënyrë paqësore kanë dalë në shesh dhe kanë kërkuar dorëheqjen e qeverisë pasi inflacioni ka dalë jashtë kontrollit’, thuhet në kronikën e FoxNews.

Partia Demokratike zhvilloi disa ditë më parë një protestë masive në Tiranë. Mijëra qytetarë mbushën bulevardin Dëshmorët e Kombit. Protesta nisi në orën 19:00 dhe u mbyll në orën 21:00 me fjalën e vetë kryedemokratit Sali Berisha. Ky i fundit e shpalli armik kryeministrin Edi Rama dhe u betua mbi flamurin kuqezi se nuk do t’ia falte pushtetin dhe votat e vjedhura nga shqiptarët.

 

foxnews protesta e pd 7 korrik 2022

Sondazh

Poll