Sport

E ardhmja e Muriqit kthehet në telenovelë, sulmuesi i 'ngec në derë' Lazios

U duk si një transferim i kryer ai i Vedat Muriqit te Club Brugge nga Lazio për shifrën e 11 milionë eurove.

11 Korrik 2022, 16:45 Nga DOSJA
E ardhmja e Muriqit kthehet në telenovelë, sulmuesi i 'ngec
Vedat Muriqi

ITALI-U duk si një transferim i kryer ai i Vedat Muriqit te Club Brugge nga Lazio për shifrën e 11 milionë eurove. Megjithatë, në momentin e fundit belgët kanë bërë prapakthehu teksa pretendojnë se sulmuesi i Kosovës nuk është në gjendjen e duhur fizike dhe se nuk ia doli të kalonte vizitat mjekësore.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës është parë mëngjesin e sotëm në klinikën “Paideia” për të zhvilluar ekzaminimet mjekësore me skuadrën e Lazios.

Pasi të zhvillojë vizitat, 28-vjeçari do të udhëtojë në Auronco, vend ku ekipi i LaZios ndodhet i grumbulluar. Sulmuesi nuk është në planet e Sarrit dhe tani Lazio vetëm po pret ndonje ofertë nga ndonjë skuadër tjetër.

E.Ç (Dosja.al)

muriqi

Sondazh

Poll