Sport

De Ligt thuajse i larguar, Juventus gjen shpejt zëvendësusesin e holandezit, objektiv mbrojtësi i PSG

Merkato e Juventusit po bëhet gjithnjë e më e gjallë. Pas ardhjes së Di Marias dhe Pogbas, 'Zonja e Vjetër' është gati të përcaktojë një negociatë të rëndësishme në rrugëdalje

11 Korrik 2022, 16:36 Nga DOSJA
De Ligt thuajse i larguar, Juventus gjen shpejt zëvendësusesin e
De Ligt

TORINO-Merkato e Juventusit po bëhet gjithnjë e më e gjallë. Pas ardhjes së Di Marias dhe Pogbas, 'Zonja e Vjetër' është gati të përcaktojë një negociatë të rëndësishme në rrugëdalje. Drejtori i Bayern Munichut Salihamidžić zbarkoi në Torino pak minuta më parë për të finalizuar operacionin De Ligt.

Oferta e parë prej 70 milionë plus 10 bonuse ishte refuzuar nga Juventus, gjermanët paraqitën një ofertë të re për një shifër që shkonte në 90 milionë euro. Prania e drejtorit bavarez në Torino konfirmon gatishmërinë për të mbyllur marrëveshjen. Juventusi ka nisur të kërkojë një zëvendësues dhe emri që po qarkullon është ai i Presnel Kimpembe.

Mbrojtësi i PSG dëshiron të zgjasë kontratën e tij me klubin francez, por ardhja e drejtorit sportiv Luis Campos ka sjellë paqartësi. Ky i fundit ka kërkuar që para se të fillojë stërvitjen me skuadrën do të takohet kokë më kokë për të folur pë për të ardhmen.

E.Ç (Dosja.al)

juventus de ligt

Sondazh

Poll