Bota

Një tjetër ngjarje e rëndë në rrugët e Londrës, qëllohet me thikë pas shpine një 35-vjeçare

Sulmuesi u largua pasi goditi me thikë viktimën 27-vjeçaren në St Johns Road në Ilford të premten në mbrëmje. Gruaja u dërgua në spital pas sulmit dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

11 Korrik 2022, 15:36 Nga e.k
Një tjetër ngjarje e rëndë në rrugët e
Autori i sulmit

LONDËR- Një ngjarje e rëndë është shënuar në kryeqyetitn britanik teksa një grua është qëlluar me thikë pas shpine nga një person që lëvizte me motor. Në pamjet e publikuar nga mediat e huaja i dyshuari shfaqet me një kokore dhe veshje të zezë. Policia Metropolitane, shprehet se sulmi "do të shqetësojë akoma më shumë" veçanërisht banorët e Ilfordit, pas vrasjes së Zara Aleenas vetëm dy javë më parë.

Sulmuesi u largua pasi goditi me thikë viktimën 27-vjeçare në St Johns Road në Ilford të premten në mbrëmje. Gruaja u dërgua në spital pas sulmit dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

"Unë e di se ky sulm ndaj një gruaje, që vjen kaq shpejt pas vrasjes tragjike të Zara Aleena, do të jetë një shqetësim i madh për londinezët dhe veçanërisht për njerëzit në Ilford”, tha Kryeinspektori Chris Byrne.

Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi me 26 qershor në të njëjten zonë kur 35-vjeçarja Zara Aleena e diplomuar në drejtësi vdiq nga lëndimet në kokë dhe qafë të shkaktuara nga një thike. Ajo po kthehej në shtëpi në rrugën Cranbrook, një zonë që ajo e njihte mirë dhe ku familja tha se ndihej "e sigurt".

Jordan McSweeney, 29 vjeç, nga Church Elm Lane, Dagenham, në lindje të Londrës, është akuzuar për vrasje, tentativë përdhunimi dhe grabitje.

Ai nuk e pranoi krimin dhe do mbahet në paraburgim deri më 30 shtator.

britani e madhe londer jordan mcsëeeney zara aleena

Sondazh

Poll