Sport

Dani Alves nuk e fsheh keqardhjen: "Do të doja që Barça t'i bënte gjërat ndryshe"

Anësori brazilian së fundmi ka mbushur 39 vjeç, ai është mirënjohës ndaj drejtuesve të klubit katalanas, por i vjen keq për mënyrën se si bëhen gjërat jashtë fushës.

11 Korrik 2022, 15:57 Nga DOSJA
Dani Alves nuk e fsheh keqardhjen: "Do të doja që Barça

SPANJE - Daniel Alves është i bindur se do të jetë në gjendje të arrijë në Kupën e Botës të këtij viti. Për këtë, braziliani është në kërkim të një ekipi pas largimit nga Barça.  Pavarësisht se sapo ka mbushur 39 vjeç, ai konsideron se ka ende shumë futboll përpara.

Lidhur me lamtumirën e dytë me Barcelonën, Alves pohon në një intervistë për “The Guardian”, se nuk ishte e trishtuar, por do të kishte dashur ta përfundonte ndryshe këtë aventurë: “Isha i lumtur që u ktheva në Barcelonë. Kam ëndërruar për pesë vjet të jetuarit e atij momenti të dytë. E vetmja gjë që nuk më pëlqeu ishte mënyra se si u bë largimi im."

Megjithatë, ai ishte shumë i ashpër me mënyrën, se si veproi skuadra e Barçës: “Që kur mbërrita, ua bëra shumë të qartë se nuk isha më një djalë 20-vjeçar dhe se doja që gjërat të shkonin përpara, pa i fshehur mangësitë. Por ky klub ka mëkatuar vitet e fundit. Barcelona nuk kujdeset më për njerëzit që kanë bërë histori në klub. Si kulm do të doja që Barcelona t'i bënte gjërat ndryshe”.

Megjithatë, anësori ndërkombëtar pranon se ishte një mundësi e shkëlqyer për karrierën e tij për t'u rikthyer dhe luajtur në Camp Nou: "Unë jam përjetësisht mirënjohës për Xavi dhe presidentin që më kthyen". Ai lavdëron edhe lojtarët e rinj të Barçës: "Kam gjetur një klub plot me të rinj me ide të jashtëzakonshme në fushë".

Në këtë intervistë, Alves e bën të qartë se ajo që nuk i pëlqen te Barça është ajo që ndodh jashtë fushës: "Klubi duhet të përmirësojë punën e tij jashtë fushës. Mentaliteti është krejtësisht i kundërt me atë që kemi ndërtuar disa vite. Çdo gjë që ndodh në fushë është një reflektim i asaj që ndodh jashtë”.

Që kur anësori veteran brazilian u largua nga Barcelona, ai është lidhur me disa klube, përfshirë Real Valladolid. Por ai as e konfirmon dhe as mohon: “Më pëlqejnë sfidat dhe përshtatem me çdo situatë”. Teksa e pranon se ka pasur oferta: “Ka gjëra interesante, po i studioj”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll