Sport

Kupat e Europës, ekipet shqiptare do të drejtohen nga 'ajka' e arbitrimit! Nga Pairetto te Darren England

Më datë 12 dhe 14 korrik do të luhen ndeshjen e kthimit të raundit të parë të Champions League dhe Conference League, ku marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i skuadrave shqiptare.

11 Korrik 2022, 16:19 Nga DOSJA
Kupat e Europës, ekipet shqiptare do të drejtohen nga 'ajka'
Luca Pairetto

SHQIPËRI-Më datë 12 dhe 14 korrik do të luhen ndeshjen e kthimit të raundit të parë të Champions League dhe Conference League, ku marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i skuadrave shqiptare. UEFA tashmë ka zyrtarizuar emrat e gjyqtarëve të ndeshjeve të dyta të këtij raundi.

Kështu, Tirana, që luan përballë Diddelange në “Ai Albania”, më 12 korrik, do të gjykohet nga një treshe spanjolle, me kryesor Cesar Soto Grado. 42-vjecari ka arbitruar 59 ndeshje në la liga, ndërkohë që kjo është hera e parë që arbitron një ndeshje në kupat e europës.
Iskra-Laçi është vlerësuar si ndeshje shumë e rëndësishme nga UEFA, që ka caktuar një trupë gjyqtarësh nga Italia, me kryesor Luca Pairetton. 38-vjecari me një cv të pasur në Itali, do të bëntë debutimin në Serie A në vitin 2013, për të arbitruar 95 ndeshje në elitën e futbollit italian.

Kujtojmë që këtë sezon, Pairetto mbahet mend për të atë karton të kuq që i dha Mourinhos në takimin Roma-Fiorentina.Edhe Partizani-Saburtalo ka vëmendjen e veçantë nga qeveria europiane e futbollit, që ia ka besuar këtë ndeshje një tresheje nga Anglia, me kryesor Darren England.

35-vjecari u promovua në Premier League në vitin 2020 dhe që nga ai vit, kryesori ka arbitruar 27 ndeshje në elitën e futbollit anglez. Interesant është fakti se arbtri Darren England në 3 sezone që është pjesë e Premier League, ende nuk nuk e ka nxjerrë nga xhepi kartonin e kuq.

E.Ç (Dosja.al)

pairetto kupat e europes

Sondazh

Poll