Aktualitet

Po transportonin 6 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga dy të rinj në Gjirokastër

Arrestimi i 31-vjeçarit të identifikuar me inicialet E. Ç, dhe i 34-vjeçarit të identifikuar me inicialet F.T, të dy banuae në Kurbin, u arrestuan falë operacionit policor të koduar "Road Guard 31".

11 Korrik 2022, 14:12 Nga e.k
Po transportonin 6 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga
Momenti i shoqërimit në Komiasariat

GJIROKASTËR: Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Gjirokastër pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit. Arrestimi i 31-vjeçarit të identifikuar me inicialet E. Ç, dhe i 34-vjeçarit të identifikuar me inicialet F.T, të dy banuae në Kurbin, u arrestuan falë operacionit policor të koduar "Road Guard 31".

NJOFTIMI I POLICISË;

“Në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur "Kthesa e fshatit Hormovë", u kapën në flagrancë shtetasit E. Ç. dhe F. T. duke transportuar me 2 automjetet përkatëse, 6 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit”, njofton policia.     

Dy të arrestuarve ju sekuestruan 2 automjete dhe 2 aparate celulare.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve", e kryer në bashkëpunim.

gjirokaster

Sondazh

Poll