Aktualitet

Emiljano Shullazi sërish në spital, këtë herë bën operacion në të dy krahët

Emiliano Shullazi është operuar në të dy krahët.

11 Korrik 2022, 12:20 Nga k.m.
Emiljano Shullazi sërish në spital, këtë herë bën
Emiljano Shullazi

TIRANË- Emiljano Shullazi i është nënshtruar një operacioni pak ditë me parë në Spitalin e Burgjeve. Burimet për Dosja.al thonë që Shullazi është operuar në të dy krahët, pasi vuante nga hernia diskale, dhe e kishte pasur të domosdoshme ndërhyrjen kirurgjike. Pas këtij operacioni, Shullazi ndodhet në spitalin e burgut, por nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.

Ai prej 2 vitesh po mbahet në regjimin "41 biss" ose siç njihet ndryshe burgu ‘i egër’ por brenda pak ditësh do të përfundojë afati i qëndrimit brenda mureve të qelisë '6x6'.

Deri tani nuk ka një vendim, nëse Shullazi do ta lërë përfundimisht regjimin për t’u transferuar në një qeli të zakonshme. Pak ditë më parë, ai fitoi në Gjykatën e Lartë, të drejtën e rigjykimit në Gjykatën e Apelit, duke pretenduar se izolimi i tij në 41 Bizz, ishte kryer në shkelje të hapur të normave dhe të drejtave të njeriut.

Kjo pasi Shullazi është dënuar me 55 vite burg në total nga Gjykata e Krimeve të Rënda për disa ngjarje kriminale. E po ashtu, po gjykohet edhe për disa të tjera, vrasjet e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut të ndodhura në vitin 2005, pasi akuzohet si bashkëpunëtor.

emiljano shullazi

Sondazh

Poll