Aktualitet

Dhunoi djalin, 'çmendet' 50-vjeçari në Tiranë, i vë zjarrin banesës

Personi me inicialet I.K ka dhunuar djalin e tij e më pas i ka vënë zjarrin banesës.

11 Korrik 2022, 12:54 Nga A.B
Dhunoi djalin, 'çmendet' 50-vjeçari në Tiranë,
Policia

TIRANË- Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia në kryeqytet. Sipas forcave blu, personi me inicialet I.K ka dhunuar djalin e tij e më pas i ka vënë zjarrin banesës. 50-vjeçari do të akuzohet për veprën penale "Dhuna në familje" dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

NJOFTIMI I POLICISË:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 50 vjeç, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr". Shtetasi I. K. ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës së tyre.

arrestim ne tirane

Sondazh

Poll