Aktualitet

Dhunë në familje, kanabis dhe drejtim mjeti pa leje, 9 të arrestuar në Tiranë

Në pranga kanë përfunduar dy persona pasi janë kapur me lëndë narkotike me vete.

11 Korrik 2022, 13:07 Nga A.B
Dhunë në familje, kanabis dhe drejtim mjeti pa leje, 9 të
Policia

TIRANË- Nëntë persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Në pranga kanë përfunduar dy persona pasi janë kapur me lëndë narkotike me vete. Po ashtu, policia ka ndaluar dhe një 27-vjeçar i cili është larguar nga banesa, pasi ishte në arrest shtëpie. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit: - S. Xh., 21 vjeç dhe I. V., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve fizike nga shërbimet e Policisë, iu gjetën dhe iu sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan në flagrancë shtetasin R. V., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit", pasi ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", duke dalë jashtë banesës.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 50 vjeç, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Shkatërrimi i pronës me zjarr". Shtetasi I. K. ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës së tyre.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

- E. B., 49 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur;

- M. K., 20 vjeç dhe G. A., 19 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet përkatëse, pa leje drejtimi;

- M. L., 30 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi;

- J. S., 35 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është dëmtuar vetë shtetasi J. S. dhe pasagjeri, shtetasi M. Ç., 35 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

arrestim ne tirane tirane

Sondazh

Poll