Aktualitet

'Në Theth u rrezikua dhe jeta e pilotit!’/ Brataj thirrje turistëve: Stop aventuarave, merrni udhërrëfyes me vete

Skënder Brataj ka kërkuar që t’iu jepet fund aventurave të rrezikshme nga ana e turistëve, të cilët ngjiten në zona që nuk i njohin dhe nuk marrin asnjë udhërrëfyes me vete.

11 Korrik 2022, 12:44 Nga k.m.
'Në Theth u rrezikua dhe jeta e pilotit!’/ Brataj thirrje
Foto ilustruese

TIRANË- Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka publikuar pamjet nga operacioni i shpëtimit të 3 turistëve çekë që mbetën të bllokuar prej disa orësh në një zonë të thepisur mes Thethit dhe Valbonës. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, Brataj thotë se është rrezikuar dhe jeta e pilotit. Ndaj ai ka kërkuar që t’iu jepet fund aventurave të rrezikshme nga ana e turistëve, të cilët ngjiten në zona që nuk i njohin dhe nuk marrin asnjë udhërrëfyes me vete.

"Vazhdojne aventurat e pa kontrolluara te turizmit malor! Tre te rinj nga Çekia perfundojne afer gremines, ku u bllokuan per dy dite pasi kishin humbur rrugen dhe pa ditur ku te shkojne! Si eshte e mundur qe per te disaten here turistet levizin pa udherrefyes? Ky nuk eshte turizem, kjo do te thote te diskutosh jeten! Rrezik jete per personelin mjeksor, rrezik jete per punonjesit e policise, por akoma me shume rrezik jete per pilotet! Stop aventurave ku rrezikohet jeta! Nje falenderim personelit pilot qe malet i kane kthyer ne pista helikopteri, faleminderit personelit mjeksor te Lekbibaj dhe policise se drejtorise Kukes per kontributin e dhene per disa ore rresht, duke rrezikuar jeten e tyre. Fatmiresisht edhe kete here misioni perfundoi me sukses,"- shkruan Brataj në Facebook.

POSTIMI I PLOTË:

Dje, 3 turistë çekë mbetën të bllokuar për disa orë në vendin e quajtur Curraj i Epërm. Ata u arritën të shpëtohehin pas dy operacioneve të kryera nga ekuipazhi i helikopterit të Forcës Ajrore EC 135. Tre turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Efektivët me qëllim shpëtimin e turistëve, në bashkëpunim me ekipin e qendrës shëndetësore të fshatit Lekbibaj, kanë ndërhyrë në këmbë për të kontrolluar zonën, por e kishin të pamundur të ndërhynin, ndaj dhe u kërkua ndërhyrja e helikopterit që nxorri turistët nga vendi ku ishin bllokuar për t'i transportuar më pas në qendrën shëndetësore të fshatit Lekbibaj.

skender brataj valbone

Sondazh

Poll