Aktualitet

Ishte duke punuar brenda kampit të muhaxhedinëve në Manëz, tërhiqet nga makineria, vdes tragjikisht punonjësi

Ai ka shkuar ta vajisë dhe gjatë punës dikush ka lëvizur levën çka ka bërë qe 64 vjeçari të tërhiqet nga makineria te përfundoje ne plehra i pa jetë

11 Korrik 2022, 14:08 Nga e.k
Ishte duke punuar brenda kampit të muhaxhedinëve në Manëz,
Shaban Ceni

TIRANË- Një punonjës i pastrimit te plehrave ka ndërruar jetë tragjikisht, ndërsa ishte duke hequr plehrat brenda kampit të muhaxhedinëve në Manëz. Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë ndërsa Shaban Ceni, 64 vjeç, ka përfunduar brenda makinerisë së plehrave i copëtuar.

Burime nga familja thanë se Ceni, prind i katër fëmijëve punonte shofer me makinën e pastrimit në Sukth Manëz. Gjatë kohës që gjendej brenda kampit të muhaxheidinëve është bllokuar makineria e shkarkimit të plehrave. Shkak për humbjen e jetës është bërë një defekt në makinerim të cilin viktima ka dashur ta riparojë, por më pas lëvizja e gabuar e levës e ka tërhequr brenda në makineri dhe i ka marrë jetën.

Në njoftimin zyrtar Policia e Durrësit tha se 64-vjeçari ka dëmtuar rëndë krahun, ndërsa ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësin si pasojë e plagëve të marra. Dyshohet se gjakderdhja e madhe dhe dëmtimet e rënda kanë qenë shkaktarët kryesor që i kanë marrë jetën Cenit. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë fundjavës, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë së Durrësit po vijon hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.

 

durres shaban ceni

Sondazh

Poll