“Hajde se na duhen lekë!”/ Zbardhet DOSJA: Si u vodh nafta në ekskavatorin për rindërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës
Foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Tiranës vendosi të lejë në burg Julian Subashin dhe Petrit Kodrën, të akuzuar për...
Sipas policisë në sallën operative për ditë menaxhohen 50 deri në 60 telefonata të tilla nga shtetas që jetojnë veçanërisht në zonën e Astirit, në zonën e Freskut, në zonën e ish-Bllokut, por edhe në zona të tjera të Tiranës. Sipas policisë në sallën operative për ditë menaxhohen 50 deri në 60 telefonata të tilla nga shtetas që jetojnë veçanërisht në zonën e Astirit, në zonën e Freskut, në zonën e ish-Bllokut, por edhe në zona të tjera të Tiranës.
Muzika e lartë vazhdon të jetë një shqetësim i përditshëm i kryeqytetasve, që kryesojnë numrin më të lartë të telefonatave anonime në sallën operative dhe më pas në vend të dytë janë ata qytetarë që denoncojnë ndërtimet pa leje dhe parkimet e gabuara.
Sipas policisë në sallën operative për ditë menaxhohen 50 deri në 60 telefonata të tilla nga shtetas që jetojnë veçanërisht në zonën e Astirit, në zonën e Freskut, në zonën e ish-Bllokut, por edhe në zona të tjera të Tiranës.
“Shumica e tyre kërkojnë një patrullë policie dhe nuk stepen, nëse policia nuk shkon në momentin e kërkuar , ata telefonojnë sërish dhe denoncojnë, edhe policinë për mosveprim. Pastaj vijnë qytetarët që kanë biznese dhe një mjet parkohet provizorisht në perimetrin e tyre, ata nuk konfliktohen më me shoferin e pakujdesshëm por telefonojnë policinë. Për të qenë bindës jo pak herë postojnë fotografitë e mjetit të parkuar keq, edhe në aplikacionin e komisariatit digjital që duhet thënë është kthyer siç ka emrin në një komisariat më vete, e i mbytur nga ankesat e çfarëdollojshme,”- deklaron një zyrtar i policisë vendore të Tiranës për Gazetasi.al.
Sipas tij nuk mbeten pas edhe zhurmat e krijuara nga ndërtimet.
“Ne kemi pasur telefonatën e një nëne të re që kërkoi ndihmë gjithë ditën sepse fëmija qante nga zhurmat e mjeteve të tonazhit të rëndë poshtë dritares së pallatit. Por ne nuk mund të ndërhynim mbasi gropa po hapej me leje dhe në raste të tilla gjithë zhurmat e krijuara nga ndërtimet nuk janë problem policor”, shton zyrtari për Gazetasi.al.
Në një nga rastet e treguara për Gazetasi.al shpjegohet se si një shtetas telefonoi 10 herë, pasi zhurma në lokalin poshtë apartamentit të tij e kishte stresuar dhe nuk po e lejonte ta bënte gjumin e qetë. Kur problemi i muzikës vazhdoi edhe për ditët në vazhdim 53-vjeçari u paraqit personalisht dhe kreu kallëzim.
“Telefonova policinë në sallën operative, pasi poshtë shtëpisë po bërtisnin dhe festonin dhe zhurma e muzikës ishte shqetësuese, jo vetëm për mua por për gjithë familjen. Erdhi policia rreth orës 22.00 , pas telefonatës së parë dhe kur shërbimet ishin aty poshtë pronarët e ulën menjëherë volumin e muzikës, kur policia iku ata e ngritën prapë”,- shtoi denoncuesi.
Burri i telefonoi sërish për herë të dytë dhe pronarët e lokalit në katin e parë vepruan njësoj, edhe për nëntë herët e tjerë. Policia u largua dhjetë herë nga lokali mbasi qytetari telefononte tek numri pa pagesë 129 dhe patrullat mbërrinin në vendngjarje me automjete policore.
“Në fund doli pronari i nevrikosur dhe me zë të lartë në mënyrë të degjeneruar nga fjalori kush ishte ai shkër*** që po spiunonte ?”,-thotë në denoncim qytetari.
Ai dëgjoi sharje pa adresë në adresë të telefonuesit, duke insistuar se donte numrin e qytetarit që ankohej. Qytetari kujton para oficerëve se patrullat nuk kanë komunikuar dhe nuk ja dhanë numrin pronarit të lokalit.
“Unë u ndjeva i ofenduar ndonëse ata të barit poshtë nuk e dinë që jam unë, kështu që e denoncoj këtë shtetas për kanosje dhe fyerje”,-kallëzon pranë policisë vendore kryeqytetasi, sipas materialit që ju tregua Gazetasi.al, mes çështjeve më të veçanta për të cilat shtetasit kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve./Marrë nga GazetaSi
Foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Tiranës vendosi të lejë në burg Julian Subashin dhe Petrit Kodrën, të akuzuar për...
Policia PUKË- Një27-vjeçar është arrestuar në Pukë pasi dyshohet se ka dhunuar dhe grabitur një të moshuar n...
Dhoma e Avokatise TIRANË- Komiteti i Disiplinës i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë do të mblidhet dit&eu...
Luna Çausholli Luna Çausholli është një artiste e re, e cila e ka nisur mbarë rrugën drejt suksesit. Ajo ka spikatu...
Femijet ne shkolle TIRANË- Nisma e fundit ligjore e qeverisë për ndryshimin e ligjit të vitit 2012 për arsimin parauniversitar &eu...
Kleo Hysi SARANDË- Ky është Kleo Hysi, 34-vjeçari i cili tentoi ditën e djeshme që të vrasë ish-bashkëshorte...
Arma e sekuestruar VLORË- 'Last night' është operacioni policor i koduar i cili i zhvillua mbrëmjen e djeshme në Vlorë nga FN...
ÇEKI- Shpëtimi i tre turistëve çekë në vendin tonë ka bërë jehonë në Çeki. Mediat çek...
Foto ilustruese TIRANË- Një grup personash nga Greqia po kërkojnë në territorin e Shqipërisë një sasi ari që b...
Foto ilustruese Të gjithë çiftet që i kanë dhënë fund martesës me mirëkuptim mund të divorcohen tek not...