Sport

Nga Joao Felix te Nunez,Benfica si 'minierë ari', zbardhet shifra stratosferike që kanë fituar nga shitjet

Ndër klubet alfa të futbollit europian, por edhe një laborator i jashtëzakonshëm talentesh. Kështu mund të thuhet Benfica, një klub që mburret - mes trofeve të ndryshme - dy Champions League të fituara në 1961 dhe 1962.

10 Korrik 2022, 22:54 Nga DOSJA
Nga Joao Felix te Nunez,Benfica si 'minierë ari', zbardhet shifra
Benfica

PORTUGALI- Ndër klubet alfa të futbollit europian, por edhe një laborator i jashtëzakonshëm talentesh. Kështu mund të thuhet Benfica, një klub që mburret - mes trofeve të ndryshme - dy Champions League të fituara në 1961 dhe 1962.

Pas epokës së artë të viteve '60, Shqiponjat kanë vazhduar të shkëlqejnë veçanërisht në fushën kombëtare, duke u mburrur deri më sot me rekordin e 37 kampionateve të fituara.

Që nga viti 2000, në fakt klubi krenohet me talentet që janë rritur në skuadrat zinxhirë ose janë marrë nga klube ku kanë qenë shumë të rinj.Në fakt, që nga sezoni 2000/01, klubi portugez ka arkëtuar rreth 1.4 miliardë euro nga shitjet.


Një shifër e bujshme, e cila tregon se si Benfica është një 'dyqan' ku skuadrat europiane shpesh trokasin. Në skuadrën portugeze janë rritur shumë emra, si lojtari i ri i Juventusit, Angel Di Maria. Shitja e fundit e madhe ishte ajo e Darwin Nunez, i cili u transferua te Liverpool për 100 milionë euro.

Nga Joao Felix te Nunez,Benfica si 'minierë ari', zbardhet shifra

Nga Joao Felix te Nunez,Benfica si 'minierë ari', zbardhet shifra

E.Ç (Dosja.al)

benfica

Sondazh

Poll